Të rinjtë nga Kosova, si në shumë vende të ndryshme të botës, janë përdorues të internetit në masë të madhe. Interneti tashmë është bërë një nga mjetet më të fuqishme të komunikimit në botë.
Përpos rrjeteve sociale si Facebook, Twitter, Instagram, Snap-chat, të rinjtë thonë se përdorin edhe Wikipedia, Google, ku mund të marrin informacionet që iu nevojiten.
Për rubrikën e përjavshme “VOX”, të Radios Evropa e Lirë, disa nga të rinjtë e anketuar në Kosovë, thonë se në të shumtën e rasteve klikojnë Facebook-un për qëllime profesionale, komunikim, por edhe për të marrë informacione rreth shokëve të tyre.
Komunikimi në “chat”, sipas tyre, u ka mundësuar të krijojnë grupe, ku kryesisht marrin informacionet që u duhen, qoftë për fakultet, orare të provimeve e të ngjashme.
Enkelejda Bujupaj, student në Fakultetin e Edukimit, thotë se një pjesë të konsiderueshme të kohës e kalon në internet.
“E përdori Facebook-un, Instagram-in, por unë e përdori edhe për marrje të informacioneve. Unë kam edhe grupe me shokë të fakultetit, e që janë të mbyllura. Aty informohemi rreth orareve të mësimit në fakultet, provimeve etj”, tregon Enkelejda.
Haris Haraqija, student i Dizajn grafik dhe multimedia, konsideron se pa internet është e pamundur t’i marrë informacionet e shpejta, ashtu siç edhe i nevojiten:
“I përdori shumë rrjetet sociale. Komunikojmë mes vete, i shprehim mendimet nëpër statuse. E përdori për punë, për fakultet për gjithçka. Informohemi më shumë se me gjithçka tjetër përreth”, tha ai.
Ndërkaq, Erna Gjinolli, studente e Kimisë inxhinierike, internetin kryesisht e përdor si burim informatash, e më pak rrjetet sociale.
‘’Rrjetin social e përdori shumë. Facebook-un pak më shumë, derisa internetin e përdori si burim për me marrë informata kryesisht që më duhen për studime. Internetin e përdori edhe me pa filma, dëgjoj muzikë, e për vepra të ndryshme arti, për gjithçka”, tregon Erna.
Valdrin Ademaj, student në Fakultetit Ekonomik thotë se tashmë pa internet nuk mund ta paramendojë as jetën, pasi që është më se i nevojshëm, qoftë për komunikim, apo për marrje të shpejtë të informacionit.
“I përdori shumë(rrjetet sociale), pasi mendoj se është paraqitur nevoja për internet. Më shumë rri në Facebook, ku marr informata rreth fakultetit, por edhe nëpër portale informohem. Edhe Wikipedian e përdori, shkarkoj edhe skripta që më duhen”, thtoë Valdrini.
Ndërkohë, Bunjamin Hoti, student në Fakultetit Juridik, mendon se me zbulimin e internetit, njerëzit tashmë janë më kreativë. Kjo për arsyen e marrjes së shpejtë të informatës nga e gjithë bota.
“Mendoj se shumë të rinj e shfrytëzojnë internetin. Unë, për shembull, kam grupe të moduleve përkatëse ku marrim informata e që na shërbejnë për fakultet. Mendoj se pa to nuk mundemi me qenë kaq kreativë. Nuk e di saktë sa orë në ditë i kaloj në internet, por një pjesë të konsiderueshme të kohës. Unë studioj juridik dhe një pjesë të madhe të materialit e shkarkoj nga interneti”, thekson Bunjamini.
Por, ka edhe të tillë për të cilët mediat sociale nuk janë atraktive, derisa internetin në përgjithësi e shfrytëzojnë vetëm për kërkime shkencore. Ky është studenti i Historisë, Arbenit Hasimi.
“Shumë pak i përdor rrjetet sociale. Internetin në përgjithësi e përdori, por vetëm për kërkime shkencore. Unë studioj histori dhe më duhet shpesh material, të cilin e gjej në internet dhe e shkarkoj” , thotë Arbeniti.
Agnesa Ibrahimi, është studente në Fakultetin Ekonomik, dega Menaxhment dhe informatikë. Ndonëse thotë se i përdor mediet sociale, më shumë ato i shfrytëzon për marrje informacioni, qoftë përmes grupeve të krijuara, apo edhe shkarkimit të librave të ndryshëm që i nevojiten për studime.
“Më shumë e përdori Facebook-un për t’u informuar rreth fakultetit, pasi kemi grupe të krijuara. Mandej për fakultet gjej materiale, të cilat i shkarkoj, sidomos kur kemi prezantime”, shprehet Agnesa.
E, sado me vonesë që është përfshirë Kosova, vlerësohet se ka hyrë fuqishëm, nëse merret parasysh numri i përdoruesve të rrjeteve dhe medieve sociale. Përfshirja e shpejtë e Kosovës në këto media ka pasuar zhvillimin e shpejtë të internetit.
Valon Canhasi, një ekspert lokal i rrjeteve sociale, thotë se numri i përdoruesve të medieve sociale në Kosovë është shumë i madh. Sipas tij, rreth 70 për qind e popullatës merr pjesë në këto media, duke kaluar deri në tri orë në ditë në shfrytëzimin e tyre.
Por, për shkak se zhvillimi i infrastrukturës së uebit në Kosovë ishte i vonë, nënvizon Canhasi, portali i parë ishte hapur në vitin 2006. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës