Të rinjtë kosovarë kualifikohen për turneun e lojërave elektronike në Kroaci – u dështon ëndrra shkaku i vizave

Video-lojërat në Kosovë janë mjaft të popullarizuara, ku një pjesë e madhe e rinisë janë adhurues të tyre.
Disa prej lojërave më të njohura për momentin janë PlayerUnknown’s Battlegrounds, Fortnite, Apex Legends, Leauge of Legends, Counter-Strike: Global Offensive, etj., shkruan Telegrafi.
Por, ndonëse u kanë kushtuar video-lojërave vite të tëra për t’u bërë profesionistë, lojtarëve të ekipit “Sach.Unique” dhe “Throw Potential”, megjithëse janë kualifikuar për herë të parë të marrin pjesë në një turnir jashtë vendit për lojën CS:GO, atyre u është pamundësuar kjo shkaku i vizave!
Ekipi “Sach.Unique” njëkohësisht ishin edhe fitues të XPortal CS:GO Major dhe më në fund do të ishin pjesë e një gare ballkanike për të treguar aftësitë e tyre.
Në kualifikime, ky ekip i përbërë nga Dionis “sinnopssy” Budeci, Flatron “juanflatroo” Halimi, Sener “SENER1” Mahmuti, Daut “wizard” Agaj dhe Arber “unn1x” Rexhepi, kaluan me rezultat 3-0 dhe ishin favorit të CS ADRIA A1 Event, ky që do të mbahet këtë vikend në Split të Kroacisë.

Ekipi “Throw Potential” me përbërje të lojtarëve me pseudonimet: Coolie, gx, gejmzilla, Bor1 dhe Element ishin befasia e këtij kualifikimi dhe ishin shumë të gatshëm ta vazhdojnë befasinë edhe në Split me fitore.
Pritjet e gjata për të marrë vizën në ambasada e në anën tjetër koha e shkurtë prej kualifikimeve deri në fazën e eventit në Kroaci, ishin arsyeja kryesore që këto ekipe nuk arritën të bëhen pjesë e turneut ku shpërblimi për vendet e para arrinte në mijëra euro.
Ekipet thonë se për marrjen e vizave nuk patën mbështetje as nga qeveria e as nga ambasadat, të cilat, edhe pse e kanë për qëllim t’i avancojnë të rinjtë në fusha të ndryshme, kësaj radhe përfunduan duke ua shkelur ëndrrat të rinjve kosovarë.

Ky është edhe një shembull tjetër fatkeq ku shumë të rinj kosovarë privohen nga të drejtat tashmë bazike si lëvizja e lirë edhe në shtetet e afërta si Kroacia.
Organizata “Xportal Esports”, e cila edhe e ka organizuar turneun “CS:GO Major” në të cilin dolën ekip fitues “Sach.Unique”, kanë qenë shumë të zëshëm që ky rast të jetë i fundit ku lojtarët nuk arrijnë të marrin pjesë në gara ndërkombëtare për shkak të lirisë së lëvizjes.
Edhe organizatorët e këtij eventi në Kroaci ishin të prekur nga kjo ngjarje dhe bllokimi i këtyre dy ekipeve.
Madje, ata kanë shkruar edhe një artikull rreth kësaj ngjarjeje ku shprehën keqardhjen e tyre që dy ekipeve kaq profesioniste u pamundësohet pjesëmarrja e barabartë shkaku i problemeve bazike.
Brenda industrisë së sporteve elektronike krijohen shumë përparësi për shkak të mundësive të pakufizuara të pjesëmarrjes online, potencial që limitohet menjëherë pas fazave të para nga pamundësia e lëvizjes së lirë për shtetasit e Kosovës.
Lojtarëve, në anën tjetër, bashkë me komunitetin zemërthyer, i mbeti vetëm të ndajnë lajmin e hidhur me të tjerët në platformat online. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shqipëria ndali qasjen në TikTok – VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat – por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet
Microsoft do t'iu kërkojë të gjithë punëtorëve amerikanë dëshmi të vaksinimit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës