Përkundër të mirave që Marrëveshja për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore (CEFTA) i ka sjellë Kosovës në aspekt të integrimit në tregun rajonal, përfitimet në aspektin ekonomik nga kjo marrëveshje kanë qenë të vogla, marrë parasysh sfidave të shumta me të cilat janë ballafaquar prodhuesit vendor gjatë viteve. Ky ishte konkluzioni kryesor i tryezës së sotme të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me titull “CEFTA: Tregti e lirë, por sa e drejtë?”
Visar Hapçiu, Menaxher i Politikave në Odën Ekonomike Amerikane, theksoi se në kohën kur Kosova është bërë anëtare e kësaj marrëveshjeje, vendi është përfaqësuar nga UNMIK-u, gjë që i ka pamundësuar vendosjen e masave për mbrojtjen e prodhimtarisë vendore, ngjashëm si vendet e tjera anëtare të marrëveshjes. Kur kësaj i shtohen edhe politikat jo shumë të favroshme fiskale që kanë qenë në fuqi për prodhues, kjo ka rezultuar që përfitimet nga CEFTA për shtetin e Kosovës të mos jenë shumë të mëdha.
Sytrime Dervisholli, Drejtoreshë e Departamentit të Tregtisë në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, vuri theksin në një numër të barrierave që shtetet e tjera anëtare të marrëveshjes kanë aplikuar për produktet e Kosovës përgjatë viteve sa kjo marrëveshje është në fuqi. Ajo sqaroi se Ministria në vazhdimësi ka adresuar këto sfida në sekretariat të CEFTA, por reagimi nga palët homologe nuk ka qenë gjithmonë ai i duhuri.
Dervisholli po ashtu vuri theksin edhe mbi legjislacionin ekzistues për masat mbrojtëse në importe, duke sqaruar se Ministria ka ndërtuar kapacitetet që të zbatojë këto ligje.
Valdet Gjinovci, Kryeshef i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, tha se është për keqardhje që prodhuesit kosovarë janë ballafaquar me barrierat të shumta jotarifore në eksportet e tyre në vende anëtare të CEFTA.
Ai theksoi se AUV-ja trajton të gjitha kërkesat e prodhuesve vendor me prioritet në mënyrë që t’u lehtësohet veprimtaria e tyre si dhe procedurat e eksportit në vende tjera. Për më shumë, Gjinovci sqaroi se së fundi janë ndërmarrë hapa të theksuar për të ofruar shërbime elektronike në kuadër të këtij institucioni.
Hakif Gashi, përfaqësues i kompanisë Meridian Corporation dhe njëherit zëvendëspresident i Bordit të Guvernatorëve të OEAK-së, tha se CEFTA në mesin e komunitetit të biznesit më shumë është vlerësuar për nga pesha politike, se sa ekonomike.
Kujtim Gjevori, përfaqësues i ndërmarrjes prodhuese Scampa, theksoi se deri tani CEFTA nuk ka qenë favorizuese për Kosovën, kjo edhe falë politikave jo të favorshme fiskale që kanë qenë në fuqi për prodhuesit gjatë këtyre viteve.
Në vazhdim, pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë mbi sfidat dhe barrierat me të cilat janë ballafaquar në kuadër të CEFTA, si dhe hapat e ardhshëm që institucionet duhet të ndërmarrin për të rritur përfitimet nga kjo marrëveshje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos