FC Prishtina në gjirin e saj e ka një ndër futbollistët më premtues të futbollit kosovar, Igball Jasharin.
17-vjeçari që aktivizohet si sulmues është pasardhës i familjes Jashari nga Prekazi i Skënderjat, familje e cila në mars të vitit 1998 në luftimet me Ushtrinë dhe Policinë e Serbisë humbi 58 anëtarë, të cilët ranë dëshmorë për të mos vdekur kurrë në krye me komandantin legjendar Adem Jashari.
Vepra e familjes Jashari është ngjarja më e rëndësishme që ka vënë themelet e Kosovës së pavarur ku ne sot luajmë futboll në liri.
Igballi para si t’i bashkohet Prishtinës, ka qene pjesë e Shkollës së Futbollit “Kurda” si dhe ekipin KF Drenica.
Talenti i Jasharajve është pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës U-19 ndërkohë më herët ka qenë kapiten te Kosova U-17.
Futbollisti që dallohet për talentin dhe punën e madhe në stërvitje aktualisht i zhvillon ndeshjet te skuadra e juniorëve të Prishtinës, ndërkohë që stërvitjet i ka të kombinuara, me juniorët dhe skuadrën e parë.
Në një intervistë për faqen zyrtare të FC Prishtinës, Igballi flet për synimet e tij si dhe përkrahjen e madhe që nuk i mungon as nga familja e tij e as nuk klubi i Prishtinës.
Puna te FC Prishtina – Deri më tani kam pasur një zhvillim të mirë tek juniorët e Prishtinës si në ndeshje po ashtu edhe në stërvitje ku e ka dhënë maksimumin. Normalisht, unë çdo herë kërkoj më shumë nga vetja dhe do të vazhdoj të punoj që të përmirësohem edhe më shumë.
Synimet – Si çdo lojtar ambicioz edhe unë pres momentin tim për të debutuar me ekipin e parë pasi që për këtë punoj dhe angazhohem tej mase. Besoj që gatishmërinë e kam dhe mendoj që mund t’i ndihmoj ekipit dhe normalisht të mësoj edhe nga lojtarët më me përvojë në ekipin e parë.
Puna me trajnerin Ismet Munishi – Unë dhe shokët e mi jemi tejet mirënjohës ndaj trajnerit Munishi që na jep mundësinë neve lojtarëve të rinj dhe e kemi për obligim ta shpaguajmë besimin e tij me rezultate, disiplinë dhe përkushtim maksimal.
Krenari dhe përgjegjësi – Unë ndihem mjaft krenar që jam pasardhës i familjes Jashari, gjithashtu ndihem krenar që e mbaj emrin e xhaxhit tim Igball, por në të njëjtën kohë është edhe përgjegjësi e madhe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës