LAJMI I FUNDIT:

Të pathënat e jetës së Skivit – reperi zbulon planet për të ardhmen e tij

Skivi (Foto: Telegrafi)

Këngëtari i njohur, Visar Shala, i njohur ndryshe si Skivi, vazhdon të jetë ndër më të pëlqyerit në estradën shqiptare.

Gjatë ditës së sotme (e mërkurë), reperi shqiptar ka dhënë një intervistë për Telegrafin, në të cilën ka rrëfyer të pathëna nga jeta e tij.

Përpos përditshmërisë së tij, Skivi ka treguar edhe për planet në industrinë muzikore, ku përpos prurjeve të reja muzikore, ka hapur edhe një studio muzikore.


Skivi (Foto: Telegrafi)

“Publike nuk kemi bërë ende asgjë, po presim edhe pak. Studio e re do të quhet “No Limits”, e cila nëse përkthehet në shqip i bie “Nuk ka limite”, diçka që unë jam rritur, jam orientuar, ndoshta edhe jam shkolluar në atë mënyrë që gjithçka në këtë botë nuk ka limit deri sa ti vendos. Mund të shkosh përtej vijës që e ke bërë”.

Skivi ndër tjera ka treguar se “Kriminele” titullohet projekti më i ri, i cili do të jetë në bashkëpunim me dy rep-artistët e label-it të tij, Doksi dhe Lil Bin.

Sikurse një artist që ka qëndruar për shumë vite në industrinë muzikore, reperi ka komentuar edhe këngët e kësaj vere, ku cilëson këngën e Kidës dhe Mozzik si më të mirën.

“Këtë vit, për verë, deri më tani çka kam parë, mendoj që kupën ia kanë vënë Mozzik së bashku me Kidën. Që të dy kanë qenë shumë të veçantë, krijimtaria ka qenë shumë e veçantë, sidomos bashkëpunimi ka qenë shumë e veçantë”.

Kohëvë të fundit, këngëtaret shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora, kanë qenë ndër të parat të cilat kanë nisur fushatën ndaj kompanisë Apple, e që Skivi e mbështet një veprim të tillë.

“Shumë mirë që janë ato dyja, ju bie në mend, por ndoshta edhe ato janë lodhur duke parë se çfarë po ndodhë dhe kanë thënë ‘mjaft’, më pas kanë filluar të postojnë për ta njohur në rrjete sociale Kosovë se ku është. Sepse ne artistët e kemi shumë problem me YouTube, Spotify është rregulluar, pritet të rregullohet Apple. Kështu, të gjithë gjeneratat e vitit 2000 do ta njohin Kosovën përmes rrjeteve sociale”.

Në fund të intervistës, ai është pyetur se si qëndron me lidhje dashurie, ndërsa ka përfunduar me këngën e Vesa Lumës “Jemi dhe sjemi”. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Kalo në kategori