LAJMI I FUNDIT:

Të pastrehut që ndihmoi viktimat e shpërthimit në Mançester, ia sigurojnë shtëpinë dhe punën (Video)

Të pastrehut që ndihmoi viktimat e shpërthimit në Mançester, ia sigurojnë shtëpinë dhe punën (Video)

Stephen Jones i cili ndihmoi fëmijët e lënduar në shpërthimin që ndodhi gjatë një koncerti në Mançester, i është gjendur një shtëpi e përkohshme dhe po i ofrohet një punë.

I pastrehu ishte vënë në veprim për t’ju hequr të vegjëlve pjesët metalike që u kishin hyrë në trup, si dhe t’i bartte deri te zjarrfikësit, transmeton Telegrafi.

“Ai duhet trajtuar si hero dhe të shpërblehet për veprimin që ka bërë. Deri tani janë mbledhur 20 mijë euro për të, por pritet që ndihmat të vazhdojnë”, është thënë për rastin.


Në të njëjtën kohë, mësohet se këtij personi i është ofruar një vend i mirë i punës, të cilin pritet ta pranojë dhe të rinisë një jetë normale.

Videoja e postuar më poshtë e tregon Jonesin në momentet e vështira që i pësoi, në kohën kur ndihmonte fëmijët. /Telegrafi/

https://youtu.be/GL1m7CDW-w4