LAJMI I FUNDIT:

Lajçak nuk jep datë për liberalizimin e vizave: Vendimi është në duart e vendeve anëtare të BE-së

Lajçak nuk jep datë për liberalizimin e vizave: Vendimi është në duart e vendeve anëtare të BE-së

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke folur për liberalizimin e vizave për kosovarët, deklaroi se kjo çështje asnjëherë nuk ka pasur vëmendje më të madhe nga BE-ja.

I pyetur se a mund të përfundojë ky proces deri në fund të vitit, Lajçak tha se nuk mund të japë data, por shtoi se shpreson që vendimi të merret sa më shpejt të jetë e mundur.

“Po e përsëris që nuk kam të drejtë të përmend data se kur do të ndodhë, por mbështetja dhe vëmendja për këtë çështje kur nuk ka qenë më e madhe dhe po shpresoj që sa më shpejtë të merret vendimi”, deklaroi emisari i BE-së në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën në Prishtinë.


Lajçak: Po punojmë për takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel, uroj të ndodh para pushimeve të verës
Lexo po ashtu Lajçak: Po punojmë për takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel, uroj të ndodh para pushimeve të verës

Sipas tij, vendimi është në duart e vendeve anëtare të BE-së, ndërsa tha se po e shfrytëzon çdo mundësi për ta ritheksuar se Kosova i meriton vizat, pasi i ka përmbushur të gjitha kriteret.

“E kuptoj këtë plotësisht se sa e rëndësishme është kjo çështje për ju. Jam plotësisht me ju. Kosova e meriton liberalizimin e vizave sepse i ka përmbushur kriteret. Po e shfrytëzoj çdo mundësi kur flas me vendet anëtare duke e ritheksuar këtë çështja dhe jam i vetëdijshëm se sa e rëndësishme kjo çështje është”, pohoi Lajçak.

“Vendimi është në duart e shteteve anëtare, por ajo që mund të them është se kjo çështje është në qendër të vëmendjes. Javën e kaluar kur janë takuar udhëheqësit e BE-së kanë diskutuar për liberalizimin e vizave për kosovarët, si një proces që duhet të përfundojë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori