Gjergj Kastrioti nuk është figurë e thjeshtë, nuk është një hero i zakonshëm, nuk është një personalitet që mund t’i hedh balt secili që t’i teket. Sepse, për arbnorët, Gjergj Kastrioti është i shenjtë, është hero i heronjve, është vizionari dhe lideri i papërsëritshëm i kombit.
E gjithë bota, të gjithë historianët, kronistët, autorët dhe shkrimtarët evropianë flasin me admirim, flasin për shpirtmadhësinë, trimërinë dhe talentin e rrallë të këtij të tij. Dhe, me të drejtë shkruan kronisti Kaspar Mändl, në vitin 1728, se “kur gjendet ndonjë lloj armure (koarce) e vjetër dhe kur është pyetja se çfarë ajo tregon dhe e kujt është, të gjithë thonë: kjo është armure (koarce) e heroit të pamposhtur, Kastriotit Skanderbeg”.
Të gjithë flasin jo vetëm për jetën e tij sa ishte gjallë, për luftën e madhe dhe me fitore të njëpasnjëshme, por edhe për shenjtërinë e tij edhe pas vdekjes, për reliket që ai ka lënë, ose për veprat. Ndaj, një kronist tjetër shkruan, në vitin 1741: “Gjergj Kastrioti, ky hero botërisht i famshëm dhe tmerri i hënës turke”!
Duke parë se urtësia, talenti dhe trimëria e tij është vlerësuar tepër shumë nga autorë të shumtë dhe kronistë evropianë, sot në këtë shekull, figura, personaliteti i Gjergj Kastrioti sulmohet, njolloset, poshtërohet, shpallet terrorist dhe ofendohet (sikur tash nga një gjoja historian turk i cili ofendoi figurën e tij në Lezhë).
Një fyerje e tillë është bërë fyerje dhe poshtërim e njollosje ndaj tërë kombit arbnor. Prandaj, duke parë këtë, kombi ynë nuk duhet lejuar që t’i ofendohen figurat e shenjta, siç është Gjergj Kastrioti.
Këto njollosje e kanë burimin edhe nga brenda, sepse janë disa nga pushtetarët, si në Kosovë ashtu dhe Shqipëri, që kanë lidh vëllazëri me turq. Prandaj, kanë ardhur shumë individë e organizata që mision të vetëm kanë ndryshimin e historisë, njollosjen e figurave kombëtare dhe largimin e popullit nga e vërteta, duke e futur atë në kthetrat e gënjeshtrës dhe vetëshkatërrimit.
Kjo nuk duhet lejuar. Është koha që arbnorët e vërtetë të zgjohen dhe të mbrojnë vlerat dhe identitetin e personalitetet e tyre. Është koha që e gjithë shoqëria e vetëdijshme të ngrihet, të fillojë të jetojë si një shoqëri dhe popull që e do vlerën e tij, traditën e tij, kulturën e tij kombëtare evropiane, heronjtë dhe personalitete tjera të tij. Sepse, Gjergj Kastrioti luftoi për lirinë, atdheun dhe për mbrojtjen e vlerave të përbashkët të qytetërimit tonë.
Fyerja e figurave kombëtare, si më lartë, është fyerje për tërë ne dhe kombin tonë. Është koha t’i rikthehemi vetes dhe të fillojmë të ecim në rrugën tonë e jo në rrugën e shkatërrimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Gjendet pa shenja jete në Prishtinë vëllai i Unikkatilit

Anëtari i TBA-së konfirmon vdekjen e vëllait të Unikkatilit: Jam i tronditur, pusho në paqe shoku im

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Trump shpërndan postimin ku i kërkohet Zelenskyt "të tërhiqet dhe të pranojë kushtet e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë"

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

"Fundi i NATO-s nuk është larg", paralajmëron admirali amerikan

Kush fitoi e kush humbi mandatin në Kuvend, legjislatura e nëntë pritet të jetë më efektive

Zv/ministri i Drejtësisë tregon se çfarë ndodhë nëse Kurti nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Mësohet përmbajtja e zarfit të zi për Gjestin: Ai nuk do të mund ta ditojë çmimin e plotë të Big Brother VIP Albania

Publikohen pamjet e plota: Çfarë bëri Gjesti pas arratisjes nga muri dhe si u rrethua nga rojet e sigurisë