Të mërkurën do të dihet shuma që do të shpenzohet për fushatën e referendumit
Ministritë dhe organet e administratës shtetërore deri të mërkurën duhet të dorëzojnë informacione për mjetet që i kanë në disponim për referendumin, ndërsa Qeveria në seancë do ta caktojë shumë shumën që do ta ndajë për fushatën. Plani për fushatën është duke u zhvilluar, informacionet mblidhen dhe definohen detajet për konceptin. Disa nga institucionet tashmë dorëzojnë dhe i dinë numrat, ndërsa para për fushatën kërkojnë edhe shoqatat që kundërshtojnë referendumin për fushatën “Maqedonia bojkoton”.
Mes atyre institucioneve që shpallën shumën e ndarë është Ministria e Mbrojtjes. Kjo ministri ndau diçka më pak se 60 milionë denarë, mjete të cilat, siç thotë Ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska, janë të drejtuara drejt aktivitetit në përkrahje të integrimeve tona në NATO, por që nuk ishin pjesë e logjistikës, dhe nuk i nevojiteshin ARM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM akuzuan se ushtarët nuk kanë transport të paguar, punojnë me uniforma të vjetra, ndërsa menyja e tyre është më e varfër, Sheqerinska nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes ndan një milion euro për fushatën e referendumit për, dhe siç thanë ata, zbukurimin e marrëveshjes kapitulluese me Greqinë.
Qeveria në seancën e fundit i obligoi Ministritë dhe organet e administratës shtetërore që të dorëzojnë informacione deri tek Ministria e Financave për mjetet që i kanë në dispozicion, dhe që do të mund të shpenzoheshin për fushatën e referendumit që do të mbahet më 30 shtator./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti takohet me zyrtarin amerikan, Richard Verma – bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve
Anëtarët e PDK-së në KQZ: Ka tendenca të manipulohet votimi në diasporë
Paraqitet aktakuzë ndaj 16 personave në Maqedoni, policë dhe doganierë kanë kërkuar ryshfet
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025