Këngëtari kanadez, Justin Bieber, së fundmi është hapur për temat që i përkasin të ardhmes së tij me bashkëshorten, Hailey.

Ai në një paraqitje televizive ka treguar për numrin e fëmijëve që do të ketë në të ardhmen, ndërsa ka thënë se do të jetë zgjedhje e modeles, shkruan Daily Mail.


Krijuesi i hitit “Sorry” ka shprehur dëshirën që të ketë disa fëmijë, por që nuk janë të gatshëm ende për këtë.

36298596 9004633 image m 43 1606816347839

“Do të kemi aq fëmijë sa Hailey dëshiron”, është shprehur ai.

Tutje ai shtoi: “Do të doja ta kisha këtë mundësi, por është trupi i saj dhe do të bëjë çfarë të dojë. Por edhe ajo dëshiron disa”.

36299940 9004633 image a 46 1606816446306

Ndërkaq, çifti i njohur tashmë kanë bërë dy vite të martuar, ndërsa njihen mes vete për vite me radhë. /Telegrafi/

36300134 9004633 image a 47 1606816652865