Kristina Nano
Në çdo epokë të historisë ka ardhur një çast kur fati i popujve është varur jo më nga balanca e tregjeve, por nga cilësia e liderëve. Në epokën tonë, ky çast ka ardhur në formën e heshtur, por dramatike të rikthimit të tarifave. Me vendimin e presidentit amerikan Donald Trump, për të rikthyer tarifat si mjet proteksionizmi ekonomik dhe presioni diplomatik, bota është futur në një fazë të re të marrëdhënieve ndërkombëtare, ku ekonomia nuk është më hapësirë e lirë shkëmbimi, por front lufte gjeopolitike. Dhe, kjo nuk është thjesht një çështje amerikane. Është një ndryshim paradigme globale, që kërkon një model të ri lideri, sidomos në vendet e vogla, periferike dhe të brishta si Shqipëria.
Në botën e ideve klasike, tarifat ishin instrumente të përkohshme për mbrojtjen e prodhimit vendës. Në kohët moderne, ato ishin shenjë e proteksionizmit të shteruar. Por, tani, në këtë epokë që po formësohet përtej librit të tekstualizuar të globalizmit, tarifat janë kthyer në instrumente sovraniteti, prestigji dhe presioni.
Presidenti Trump nuk po i përdor tarifat thjesht për të mbrojtur ekonominë amerikane. Ai po riformulon rendin botëror sipas parimit të interesit të zhveshur kombëtar. Ai po shkruan një version të ri të Hobbesit për shekullin XXI, ku shteti është sërish “Leviatan” dhe rendi global është një gjendje natyrore e konkurrencës pa moral, ku vetëm të fortët mbijetojnë. Në këtë botë të re, çdo vend që nuk ka fuqi ekonomike, ushtarake apo diplomatike, është i detyruar të gjejë në cilësinë e liderit të vet, atë që s’mund ta gjejë në peshën e vet në rendin global. Lideri si arkitekt i gravitetit kombëtar. Në këtë kuptim, lideri i një vendi të vogël si Shqipëria nuk mund të jetë më një menaxher i buxhetit, as një administrator i koncesioneve, e aq më pak një figurë dekori për shfaqje elektorale. Ai duhet të jetë një arkitekt i gravitetit kombëtar.
Një krijues i peshës që një vend i vogël nuk e ka nga historia apo ekonomia, por që mund ta fitojë nga qartësia e pozicionit, serioziteti institucional dhe kapaciteti për të manovruar me mençuri në një botë të fragmentuar. Carl Schmitt na mësonte se sovran është ai që vendos në gjendje jashtëzakonshme. Sot, i gjithë lidershipi shqiptar ndodhet pikërisht në një gjendje e sfide të tillë: një botë që po zhvishet nga rregullat, ku fuqitë e mëdha po tërhiqen në proteksionizëm dhe ku BE-ja po humb koherencën e saj politike. Në këtë gjendje, sovran nuk është ai që premton rrugë, paga dhe parqe, por ai që mendon strukturën gjeopolitike të kombit të vet, që formulon pozicione të balancuara, që ndërton ura mes fuqive, që parashikon lëvizjet e mëdha dhe përgatit popullin për to. Nga lidershipi transaksional te lidershipi transformues? Në literaturën moderne mbi lidershipin, James MacGregor Burns ndan dy tipa liderësh:
– Transaksionalët: ata që bëjnë pazare me njerëzit, japin për të marrë, qeverisin për të fituar vota.
– Transformuesit: ata që frymëzojnë, udhëheqin me vizion dhe ndërtojnë kulturë politike që i mbijeton edhe largimit të tyre.
Në kohët e tarifave, lideri transaksional është i rrezikshëm. Ai do të kërkojë të bëjë marrëveshje të shpejta, të fitojë përkrahje përmes subvencioneve, të blejë paqe përmes borxhit. Por kjo është rruga drejt varësisë dhe dekompozimit shtetëror. Shqipëria ka nevojë për një lider transformues që:
– Ndërton pavarësinë ekonomike përmes vizionit industrial, jo përmes koncesioneve që varin të ardhmen.
– Vendos ekuilibra diplomatikë që nuk lëkunden nga një vizitë apo një fotografi.
– Mbron interesin kombëtar pa rënë në nacionalizëm bosh.
– Dhe, që i jep popullit ndjenjën e pjesëmarrjes në një projekt të përbashkët historik, jo thjesht në një fushatë tjetër zgjedhore.
Kur Rousseau shkruante për paktin social, ai theksonte se në çdo republikë, sovraniteti i vërtetë qëndron në vullnetin e përgjithshëm, jo në emrin e një lideri. Por, në epokën e tarifave, kur fuqitë e mëdha përdorin ekonominë si shantazh, shtetet e vogla kanë nevojë për liderë që nuk e nënshtrojnë vullnetin e përgjithshëm ndaj frikës dhe presioneve. Shqipëria është një vend që nuk ka luksin e neutralitetit absolut, por ka mundësinë e zgjuarsisë strategjike.
Kjo do të thotë:
– Të ndërtojmë një model ekonomik të qëndrueshëm.
– Të krijojmë marrëdhënie me vlera, jo me interesa afatshkurtra.
– Të përkufizojmë një identitet strategjik shqiptar në botën që po vjen, ku të jemi më shumë sesa një pikë në hartë, të jemi një qëndrim.
Michel Foucault thoshte se pushteti nuk qëndron vetëm në institucionet, por në mënyrën si njerëzit mendojnë dhe jetojnë realitetin. Prandaj, një lider i vërtetë nuk ndërton vetëm rrugë. Ai ndërton kulturë strategjike. Ai mëson popullin të mendojë në terma të vetëdijes historike, të pozicionimit, të sovranitetit real dhe të qëllimit të përbashkët. Në këtë botë ku tarifat e Trumpit mund të bëhen standardi i ri global, Shqipëria nuk ka përballë thjesht kriza financiare apo diplomaci të vështirë. Ajo ka përballë nevojën për rilindje të vërtetë të lidershipit, një lider që nuk është pasojë e zgjedhjeve, por pararendës i epokës që po vjen; një lider që nuk përdor ndarjen për të mbretëruar, por unitetin për të udhëhequr; që nuk imiton të mëdhenjtë për të rënë në sy, por shpik veten për të qëndruar me dinjitet në një botë të ashpër.
Epoka e tarifave është epoka e pasigurisë globale, por edhe shansi i vogël i kombeve të vogla për të krijuar peshë përmes mençurisë. Ajo kërkon liderë që kuptojnë filozofinë e rendit botëror, që lexojnë kohën, që mendojnë përtej mandatit dhe shikojnë përtej vetes. Të jesh lider në këtë kohë, është të jesh strateg, filozof dhe arkitekt i fatit të kombit tënd, në një botë që nuk të fal më për naivitetin. Sepse në kohët e tarifave, ose bëhesh mendimtar i kombit tënd, ose mbetesh noter i interesave të huaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Rudiger është i sëmurë mendor" - ish lojtari i Real Madridi 'godet' gjermanin për gjestet e tij në El Clasico

Një lexues buzësh zbuloi katër fjalët që Melania i pëshpëriti Trumpit në funeralin e Papës

Pamje të trishta! Në vendin e krimit dhe nëpër lokale, qeni kërkon të zotin pas ekzekutimit të 58-vjeçarit në Vlorë

Nga buka te kafja, çmimet "fluturojnë" para se të shtrenjtohet rryma në Kosovë

Zhbllokimi i situatës në Kuvend, Arben Gashi thotë se ka mendim ndryshe nga partia

Mbani larg buburrecat duke vendosur këtë produkt shtëpiak nëpër qoshe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

"Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën", Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar