Interi pas barazimit me Eintrachtin e Frankfurtit po punon për zgjidhjen sa më të shpejt të “Çështjes Icardi”.

Gjatë ditëve të shkuara është mbajtur një takim mes palëve, ndërsa pritet edhe një tjetër takimi vendimtar mes futbollistit, bashkëshortes dhe menaxheres së tij, Wanda Nara, përfaqësuesit ligjor Nicoletti dhe administratorit të deleguar zikaltër, Beppe Marotta.


Mësohet se sulmuesi argjentinas, edhe pse nuk është stërvitur me pjesën tjetër të grupit, ka drekuar me futbollistët e Interit, duke dhënë sinjale pozitive pas tensionit të lartë të javëve të fundit.

icardi

Siç po shkruajnë mediat italiane të dyja palët kanë vullnetin për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme.

Mauro Icardi ka arritur në “Apiano Gentile” rreth orës 09:30, ku ka zhvilluar ushtrime individuale.

icardi

Ai pritet që pas disa ditësh të jetë i gatshëm për të luajtur nën urdhrat e Luciano Spallettit.

Icardi ka qenë i dëmtuar tash e disa javë, ndërsa ia kanë larguar edhe shiritin e kapitenit. /Telegrafi/

telegrafi sport app