Të gjithë veshën fanellën ‘kundër luftës’, por kapiteni turk i Erzurumsporit e refuzoi për një arsye të 'çmendur'

Të gjithë veshin bluzën kundër luftës, por kapiteni turk i Erzurumsporit e refuzon që të jap mesazhin e paqes.
Në ndeshjen mes Erzurumspor dhe Ankarugucu ka ndodhur një rast shumë i çuditshëm.
Ashtu si edhe në mbarë botën, sporti po jep mesazhin kundër luftës dhe po kërkon paqen mes Rusisë dhe Ukrainës.
Por të njëjtën linjë nuk e ndoqi kapiteni i Erzurumsporit, Aykut Demir.
Lojtari turk ka refuzuar që të vesh bluzën me mbishkrimin “Jo luftë”, ndryshe nga të gjithë lojtarët e tjerë.
Sipas asaj që raportojnë mediat në Turqi, Aykut Demir nuk veshi fanellën "Jo luftës" sepse mendonte se ishte kundër ideologjisë së tij. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































