LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë u çuditën kur Barcelona bëri gjashtë zëvendësime në ndeshje, por një rregull i panjohur ia mundëson këtë skuadrave

Të gjithë u çuditën kur Barcelona bëri gjashtë zëvendësime në ndeshje, por një rregull i panjohur ia mundëson këtë skuadrave

Lojtarët e Barcelonës u munduan shumë që të mposhtin Alavesin me rezultatin 1-0, por ajo që tërhoqi vëmendjen e tyre ishte fakti se skuadra katalunase bëri gjashtë zëvendësime gjatë ndeshjes.

Pas humbjes së Real Madridit, Barcelona pati mundësinë të zvogëlojë diferencën në vetëm katër pikë prapa liderit madrilen. Edhe pse të gjithë prisnin që nikoqiri të ecte drejt fitores së lehtë ndaj Alaves, nuk ishte kështu.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Robert Lewandowski në minutën e 61-të të ndeshjes dhe kjo ishte gjithçka që pamë për sa i përket efikasitetit në ndeshjen e ditës së diel.


Megjithatë, është gjithashtu interesant fakti se Barcelona bëri gjashtë zëvendësime gjatë ndeshjes, megjithëse rregulli nominal e kufizon numrin e zëvendësimeve në pesë.

Arsyeja është se Gavi ka pësuar një dëmtim në kokë. Prej disa sezonesh, rregulli është që nëse një trajner duhet të zëvendësojë një lojtar për shkak të një dëmtimi në kokë, atëherë zëvendësimi nuk llogaritet dhe mund të bëhen pesë zëvendësime të tjera gjatë lojës.

Për fat të mirë, gjithçka është në rregull me reprezentuesin spanjoll, dhe Barcelona e konfirmoi këtë në një deklaratë të mëvonshme për shtyp.

Mjafton një gol nga Lewandowski, Barcelona mposht Alavesin dhe i afrohet Real Madridit
Lexo po ashtu Mjafton një gol nga Lewandowski, Barcelona mposht Alavesin dhe i afrohet Real Madridit

“Gjatë ndeshjes së pasdites kundër Alaves, Gavi pësoi një lëndim në kokë pa humbur vetëdijen. Gjetjet ishin normale dhe ai u lirua në shtëpi”, tha klubi katalanas.

Hansi Flick duhej të zëvendësonte Gavi në minutën e 14-të dhe e inkuadroi në lojë Fermin Lopezin.

Pas kësaj, ai bëri pesë zëvendësime të tjera dhe në lojë hynë Eric Garcia, Frenkie de Jong, Ferran Torres, Gerard Martin dhe Pau Victor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Premier League
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

La Liga
Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Premier League
Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ndërkombëtare
Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

La Liga
Kalo në kategori