LAJMI I FUNDIT:

Të gjitha rrugët në Malishevë janë të kalueshme, erërat e forta shkaktojnë dëme në rrjetin energjetik

Të gjitha rrugët në Malishevë janë të kalueshme, erërat e forta shkaktojnë dëme në rrjetin energjetik

Komuna e Malishevës, ka njoftuar se të gjitha rrugët në të gjitha fshatrat e kësaj komune janë të kalueshme dhe nuk ka probleme në qarkullim, përfshi edhe rrugët në fshatrat që shtrihen në Malet e Berishës.

Në njoftimin e bërë nga Komuna e Malishevës thuhet se, reshjet e mbrëmshme dhe erërat e forta kanë shkaktuar dëme në rrjetin energjetik, ndërsa një rrugë, jashtë territorit të Malishevës, por që lidhë disa fshatra të Malishevës, është bllokuar, si pasojë e rrëshqitjeve të vazhdueshme në këtë rrugë.

Nënkryetari i Komunë së Malishevës, Hajdin Berisha, i ka vizituar disa nga fshatrat, kryesisht ato malore, për tu njoftuar me gjendjen e rrugëve. Po ashtu nënkryetari Berisha, ka vizituar edhe fshatin Llapçevë, përkatësisht rrugën që e lidhë këtë fshat me magjistralen Klinë-Gjakovë, ku ka parë nga afër dëmet në këtë rrugë. Kjo rrugë është në territorin e Komunës së Rahovecit.


Në këtë pjesë ka rrëshqitje apo lëvizje të dheut nën rrugë, dhe si pasojë kjo rrugë është e pakalueshme, ndërsa për banorët e fshatrave Llapçevë, Panorc dhe Rud, sjellë probleme të mëdha në lëvizje dhe për këtë arsye, nënkryetari Berisha i ka njoftuar të gjitha organet përgjegjëse, përfshi Policinë, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Komunën e Rahovec, me qëllim të ndërprerjes për qarkullimit në këtë rrugë, për shkak të rrezikut që paraqitet në atë pjesë.

Përndryshe, gjatë natës së mbrëmshme, në territorin e Komunës së Malishevës, erërat e forta dhe reshjet e borës, kanë shkaktuar dëme në rrjetin energjetik, pasi janë rrëzuar disa dhjetëra shtylla elektrike dhe për pasojë gjatë natës së mbrëmshme, shumë fshatra kanë mbetur pa furnizim me rrymë. Puna në përmirësimin e dëmeve në rrjetin energjetik është duke vazhduar ende dhe ekipet përgjegjëse vazhdojnë të jenë në terren./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Kalo në kategori