Megjithëse procesi i privatizimit në Kosovë ka filluar kohë më parë, shteti ende po ka vështirësi që ta lëvizë siç duhet për shkak se Qeveria e Serbisë duket e vendosur që çështjen e pronësisë së ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë ta zgjidhë përmes bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE në Bruksel.
Strategjia e qeverisë serbe është shpalosur nga Kryeministri Aleksandër Vuçiq në Parlament gjatë gushtit kur prezantoi qeverinë e re, programin e saj dhe prioritetet.
Ai tha se Beogradi do të vazhdojë bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian me Prishtinën por theksoi se administrata e tij do të vazhdojë ta kontestojë pavarësinë e Kosovës dhe insistoi në pronësinë e Serbisë mbi resurset dhe kompanitë shtetërore të Kosovës.
“Mbrojtja e pronës në Republikën e Serbisë në Kosovë… do të vazhdojë të mbetet prioritet kryesor i qeverisë së Republikës së Serbisë”, tha Vuçiq.
“Ne do të luftojmë që të mbajmë kontrollin mbi Trepçën (minierë), Ujmanin, infrastrukturën në resortin e skijimit në Brezovicë dhe çdo tentim tjetër të privatizimit ilegal dhe marrjes përsipër nga qeveria në Prishtinë”, shtoi ai.
Fjalimi i Vuçiqit tregoi se përpjekjet e Serbisë janë të fokusuara në resurse dhe ndërmarrje në zonat me shumicë serbe në Kosovë, që përfshijnë Ujmanin, Trepçën dhe Brezovicën.
Liqeni i Ujmanit është liqeni më i madh artificial në Kosovë, i cili e furnizon pothuajse gjysmën e Kosovës me ujë të pijshëm si dhe prodhimin e energjisë në Obiliq dhe sistemin e ujitjes Ibër-Lepenc.
Edhe miniera e Trepçës dhe liqeni i Ujmanit gjenden në veriun e Kosovës të dominuar nga serbët ndërsa Brezovica gjendet në komunën me shumicë serbe, Shtërpcë, në jug të Kosovës.
Serbia është munduar qe një kohë të gjatë që të vë në diskutim pronësinë dhe të drejtat e menaxhimit mbi asetet ekonomike të Kosovës duke pretenduar se Qeveria e Serbisë ose kompanitë serbe janë pronarët e kompanive shtetërore dhe resurseve në Kosovë që ishte një nga krahinat autonome në ish-Jugosllavi.
Por qeveria në Prishtinë ka kundërshtuar fuqishëm të gjitha pretendimet e Serbisë për pronësi në kompani shtetërore të Kosovës. Qëndrimi i saj është se nuk ka diskutim rreth kësaj çështje.
Sokol Havolli, Shefi i Stafit të Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa i tha radios ‘Evropa e Lirë’ në gusht se pretendimet e Vuçiqit ishin ‘deklarata të kota të bëra për konsum të brendshëm”.
Në qershor të këtij viti, mediat raportuan se qeveria e Serbisë ka arritur të bllokojë investimet e mundshme të huaja në resortin e skijimit në Brezovicë, pasi shefi i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë, Marko Gjuriq u shkroi investitorëve potencialë duke u thënë se do të kenë pasoja ligjore nga Serbia nëse vendosin të investojnë kapitalin e tyre në ndërtimin e asaj çfarë Kosova shpreson të jetë resorti më i madh për skijim në Ballkan.
Mediat lokale e kanë cituar letrën e Gjuriqit si një paralajmërim për investitorët se Qeveria e Kosovës po ‘kërcënonte publikisht që ta uzurponte pronën në Brezovicë”.
Pasiqë investuesi potencial nuk arriti t’i përmbahet afatit për pagesën e parë një javë para se të dërgohej letra e Gjuriqit, mbetet e paqartë nëse problemet në mes Beogradit dhe Prishtinës kanë ndikuar në vendimin për tërheqje.
Në janar të vitit 2015, Vuçiqi gjithashtu përshkroi planet e Kosovës për transformim dhe privatizim të kompleksit më të madh të minierave dhe në Kosovë, Trepçën si një akt ‘uzurpimi’.
Në tetor të vitit 2011, qeveria serbe refuzoi vendimin e Prishtinës për ta futur kompleksin e minierave, Trepçën në veriun me shumicë serbe, nën kontrollin e saj.
Deklarata erdhi pasi Parlamenti i Kosovës miratoi një ligj për kompleksin e Trepçës më 7 tetor, i cili e transformon minierën në një kompani me aksione të ndara nën pronësi të Qeverisë së Kosovës dhe punëtorët e Trepçës.
Por ekspertët në Kosovë mbështesin mendimin e qeverisë se nuk ka diskutim se të gjitha ndërmarrjet dhe resurset natyrale të shtetit janë pronë shtetërore.
“Të gjitha bazat ligjore në të cilat është shpallur pavarësia, duke përfshirë Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974, rregulloreve të UNMIK-ut (misionit të OKB-së në Kosovë), thonë se prona në Kosovë i takon Kosovës”, tha për BIRN Alban Hashani, drejtor i hulumtimit në Institutin RIINVEST me bazë në Prishtinë.
Modeli i pronësisë së dyfishtë në Kosovë
Duke iu përshtatur kushtetutës së fundit jugosllave nga viti 1974 si dhe rregulloreve të UNMIK-ut, Kushtetuta e Kosovës e vitit 2008 i definon dy lloje të ndërmarrjeve dhe pronësitë jo private, ndërmarrjet me pronësi shoqërori dhe ato me pronësi publike.
Këto, së bashku me resurset natyrore në vend, janë në ‘pronësi të Republikës së Kosovës’, thotë Kushtetuta.
Dallimi kryesor në mes të Ndërmarrjeve shoqërore dhe publike është se punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore njihen si aksionarë sipas sistemit ekonomik të Jugosllavisë që ishte bazuar në konceptin e vetë menaxhimit të ndërmarrjeve ku punëtorët në vend të shtetit e zgjidhnin menaxhmentin që si rezultat menaxhonte në emër të punëtorëve se në emër të shtetit.
Ky status është njohur nga UNMIK-u në vitin 2002. Kështu, 20 përqind e fondeve të gjeneruara nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore shpërndahet drejtpërdrejt te punëtorët.
Në anën tjetër, ndërmarrjet publike përfshijnë kompani për energji elektrike, kompani të telekomit, aeroporte dhe kompani të tjera transporti, gjithashtu kompani rajonale për shpërndarje të ujit dhe largim të mbeturinave etj. Ndryshe nga ndërmarrjet shoqërore, kur ndërmarrjet publike privatizohen, punëtorët nuk kanë të drejtë të marrin asgjë nga fitimi.
Të gjitha pronat jo private dhe jo shoqërore, duke përfshirë tokën dhe resurse të tjera natyrore gjithashtu konsiderohen pronë publike.
Ndërmarrjet shoqërore janë të administruara nga Agjensia Kosovare për Privatizim, AKP (që është quajtur Agjensia Kosovare e Mirëbesimit, AKM, kur UNMIK ishte në detyrë dhe ishte në administrim të drejtpërdrejtë të BE-së), ndërsa ndërmarrjet publike janë të administruara nga qeveria.
AKP mund të privatizojë ndërmarrjet shoqërore ndërsa ndërmarrjet publike mund të privatizohen nga qeveria.
Ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë thonë se ky model ishte vendosur nga UNMIK në mënyrë që të reduktohet numri i konflikteve për prona dhe që të mundësohet që asetet e Kosovës të privatizohen më lehtë.
Një zgjidhje për pretendimet në pronë
UNMIK-u ka përdorur një të ashtuquajtur ‘spin-off’ një koncesion për 99 vite për Kosovën, ku koncesioni përfshinte vetëm asetet dhe jo detyrimet.
Sipas këtij modeli çdo ndërmarrje shoqërore kishte një kompani binjake të krijuar nga AKM-ja(dhe pas pavarësisë AKP) të quajtur NewCo.
Sipas ‘Financial Time’, modeli spin- off për privatizim përdoret për të ‘hapur vlerën e një divizioni duke i dhënë më shumë strukturë të pavarur menaxhuese që mund të tërheqë investime të jashtme”.
Hashani nga RIINVEST tha se çdo NewCo u krijua nga asetet e ndërmarrjes shoqërore kurse detyrimet mbeteshin me ndërmarrjen shoqërore.
Kështu investuesi do ta blente NewCo-në, por jo ndërmarrjen shoqërore”, shpjegon Hashani.
Ai shtoi se pasi privatizimi kompletohej, çdo pretendues mund të dërgonte pretendimet në dhomën e posaçme të Gjykatës Supreme (që është krijuar për këtë qëllim) dhe nëse pretendimet e tyre dalin të vërteta, 80 përqind e shumës së privatizimit përdorej për të vendosur detyrimet ndërsa 20 përqindëshi i mbetur përdorej për të paguar punëtorët.
“Pasi paguheshin detyrimet, ndërmarrja shoqërore do të likuidohej dhe nuk do të ekzistonte më,” tha Hashani.
Ekspertët thonë se procedura është dizajnuar nga UNMIK-u me qëllimin specifik për t’i adresuar pretendimet për pronë nga kompanitë serbe në kontekstin e kundërshtimeve të Beogradit mbi rregullat e privatizimit.
Rezoluta 1244 të Kombeve të Bashkuara në vitin 1999, e cila pranoi që Kosova të jetë pjesë e Jugosllavisë, e la mundësinë e pavarësisë së hapur, e Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk e kishte zgjidhur statusin përfundimtar të Kosovës.
Kjo krijoi një situatë në të cilën UNMIK-u duhej gjetur një tjetër strategji – kështu që në vend të privatizimit të plotë, kompanitë në Kosovë janë dhënë me qira për 99 vjet.
“Mënyra se si çështja e pronësisë është anashkaluar, ishte se pasuritë janë shitur vetëm për një qira 99- vjeçare. Kjo mundësoi çështjen e pronësisë të zgjidhet në një ritëm më të relaksuar, duke mundësuar që asetet e NSH-ve dhe NP-të të transferohen për sektorin privat dhe për këtë arsye të rikapitalizohen dhe në shumë raste të rifilluara “, tha për BIRN, ish-drejtor i privatizimit në AKM, Kirk Adams.
“Pretendimet e pronësisë, atëherë do të mund të dëgjoheshin për të ardhurat e tenderëve aktive”, shtoi ai.
Kur modeli është themeluar në vitin 2002, Aleksandar Vlahoviq, atëherë Ministri i Ekonomisë së Serbisë, kishte thënë se Beogradi është i kënaqur me bashkëpunimin e tij me UNMIK-un në rregullat e privatizimit.
Sipas Vllahoviq, prioritet i Serbisë është që të sigurojë se pretenduesit janë shpaguar.
“Ne jemi të interesuar vetëm që të ardhurat nga privatizimi të përdoren për të zgjidhur paditësit prej të cilëve ishin huamarrjes te kompanitë kosovare, në mënyrë që ne të mos kemi nevojë të shlyejmë borxhin e dikujt tjetër”, tha Vlahoviq në dhjetor të 2002 për B92.
Rregullat aktuale të privatizimit në Kosovë maten me rregulloret e UNMIK-ut. Kjo do të thotë se kërkesat pronësore zgjidhen individualisht me Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, panelet e të cilit kanë një shumicë të gjykatësve ndërkombëtarë.
Sipas ekspertëve vendas, politika e kompensimit në Kosovë është më i butë ndaj paditësve se në çdo shtet tjetër të ish Jugosllavisë.
“Kosova e ka zgjidhur çështjen e privatizimit më mirë se sa pjesët e tjera të Jugosllavisë, sepse ndryshe nga këto vende, në Kosovë kreditorët kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre në AKP dhe në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme “, tha Muhamet Mustafa, i cili shërbeu si Ministër i Ekonomisë në Kosovë dhe në Jugosllavi si ministër federal i ekonomisë në mes të viteve 1983-1986 dhe 1986-1989. Tani ai është kreu i komisionit të ekonomisë në Kuvendin e Kosovës.
Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme është themeluar nga UNMIK-u në vitin 2002 dhe kjo ishte transferuar në juridiksionin e sundimit të ligjit të misionit të EULEX-it dhe BE-së në vitin 2008. Qëllimi i saj është zgjidhja e mosmarrëveshjeve mbi privatizimin dhe kërkesat e lidhura të pronësisë. Panelet e saj kanë një shumicë të gjyqtarëve ndërkombëtarë.
Serbia bën thirrje për bisedime e ndërmjetësuara nga BE-ja
Sot megjithatë Serbia nuk është e kënaqur me politikën e Kosovës për privatizimin, duke pretenduar se ai shkel të drejtat pronësore.
Zëdhënësi i zyrës së Serbisë për Kosovën, Ivan Jakshiq, thotë se zgjidhja individuale e kërkesave për secilën ndërmarrje nuk trajton çështjen e pronësisë në mënyrë të ligjshme dhe të drejtë, dhe për këtë arsye duhet të braktiset në favor të një qasje të përgjithshme për të gjitha asetet dhe pasuritë ekonomike në Kosovë.
“Mënyrat në rastet e mëparshme kanë qenë të trajtuara [mbi bazat e rasteve veç e veç] as në mënyrë racionale dhe as të dobishme për të gjithë. Në vend të përqendrimit në konfliktet subjekteve individuale të biznesit mes Beogradit dhe Prishtinës, ne duhet të kërkojmë një zgjidhje në fushën e ligjit. E drejta e pronësisë është një parim universal në shoqëritë kapitaliste “, tha Jakshiq për BIRN-in.
Jakshiq ka thënë se Serbia do që pronësia në Kosovë të ridefinohet si pjesë e një “zgjidhje të plotë në bazë të ligjit dhe të drejtësisë”, e cila duhet të diskutohet në kuadër të bisedimeve të vazhdueshme Beograd-Prishtinë në Bruksel.
“Ky ridefinim duhet të marrë në konsideratë nevojat e grupeve etnike që e përbëjnë shumicën në fusha të veçanta, siç janë serbët në veri të Kosovës”, shtoi ai.
“Ne nuk duhet t’i injorojmë interesat e komuniteteve lokale në territorin e së cilës këto subjekte janë të vendosura,” tha ai.
Autoritetet e Kosovës, në anën tjetër, kanë marrë qëndrim të fortë se procesi i privatizimit duhet të zgjidhej kohë më parë e të mos diskutohej më tej për të.
Ekspertët ndërkombëtarë pajtohen se pretendimet pronësore duhet të zgjidhen në mënyrë të ligjshme, edhe pse mendimi i tyre është se kjo duhet të bëhet në gjykata, siç ndodh tani për tani.
“Ka pasur një numër të proceseve të privatizimit të tipit që mund ose nuk mund të mos jenë të realizuara siç duhej gjatë kohës jugosllave [pas -1989]. Këto do të duhet të shqyrtohen si duhet nga gjykata e lartë në Kosovë”, tha Adams për BIRN.
“Kjo është arsyeja pse procesi ishte projektuar në mënyr ëtë tillë. Është e qartë se në qoftë se Serbia është duke pretenduar një lloj të interesit pronësor, ata do të duhej ta vënë çështjen e tyre në gjykata”, tha ai. /BIRN/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje