”Të më falë familja e djalit nga Tetova që u hodh t’i shpëtonte vajzat” (Video)

Plazhi i Portonovës është pak i njohur dhe i frekuentuar por mori vëmendjen e opinionit publik pas strategjisë së mbytjes së tre të rinjve, raporton Ora News.
Familjarët e dy vajzave që humbën jetën në det thonë se ato mund të ishin shpëtuar nëse plazhi do të kishte pasur roje bregdetare. Mirëpo në bashkinë e Vlorës, thonë se Portonova nuk është në listën e plazheve të miratuara nga Ministria e Turizmit.
Gjithsesi, pas tragjedisë, zona po patrullohet nga policia. “Portonova” është një zonë me gjire të vegjël argjilorë, 500 m vijë ajrore larg grykderdhjes së Vjosës dhe rreth 45 min larg qytetit të Vlorës. Për të shkuar në Portonovë duhet të lësh pas manastirin e Zvërnecit, ndërsa zona njihet pak nga të huajt por ka mjaft që preferojnë ta zbulojnë pasi konsiderohet “wild view”.
Pavarësisht se pak e njohur dhe frekuentuar duket se gjithë opinioni publik ktheu sytë nga Portonova, pasi plazhi u bë vendngjarja e tragjedisë së të shtunës së 15 korrikut, ku u mbytën në det tre të rinj, Manuela Maraj 27 vjeç dhe Xhoana Cani 25 vjeç si dhe Beniamin Feratit 24 vjeç nga Tetova e Maqedonisë. Për familjarët e viktimave, tragjedia nuk do të kishte ndodhur nëse plazhi do të monitorohej nga rojet bregdetare dhe policia. Me lot në sy, vjehrra e Manuela Maraj dhe gjyshja e Xhoana Canit, i kërkon ndjesë familjes se të riut nga Tetova i cili humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar dy të rejat.
“Nëse do të kishte roje bregdetare dhe policë që qarkullonin, do të kishin shpëtuar të dyja vajzat. 24 vjeç djalë dhe ai, djalë nëne, përse? Të më falë ajo familje, që u fut ai djalë për të shpëtuar nusen dhe mbesën time.Të më falë. Ka bërë një gjë humane, por nuk e ndihmoi Zoti që të shpëtonte. Sot kërkoj nga shteti që të vërë drejtësi mbi këtë vend, jo të tallet. Mos të tallet.
Në 1997 më është vrarë një djalë 22 vjeç, Ilir Mara, dhe sot e kësaj dite nuk është gjendur, nuk është kapur autori që ka vrarë djalin tim”. Sipas rrëfimit të familjarëve Manuela ishte nëna e dy fëmijëve 9 dhe 4 vjeç, ndërsa Xhoana ishte nëna e një djali 6 vjeçar. Ato kishin shkuar në plazh të shoqëruara me fëmijet dhe motrën e vogël të Xhoanës.
Ka qenë Xhensila, motra e Xhoanës ajo e cila ka rrezikuar fillimisht të mbytej, pasi ka kërkuar ndihmë dhe dy vajzat e tjera kanë hyrë në ujë Xhensila është shpëtuar nga një tjetër pushues në zonë. Fëmijët kanë qenë dëshmitarë të kësaj ngjarje, ndërsa vajza e Manuelës është ende duke kërkuar nënën. Xhemile Gjonpali, mëna e Manuelës, mes lotësh arrin të belbëzoje vetëm pak fjalë. Xhemile Gjonpali: Vajza më ka humbur jetën, mu mbyt në det, ka lënë dy fëmijë të vegjël jetim.
Tashmë plazhi famëkeq monitorohet me polici, ndërsa efektivët nuk lejojnë më pushues në këtë zonë. Nga ana tjetër mungojnë tabelat parlajmëruese për rryma te forta detare. I kontaktuar nga Ora News, kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, tha se ky plazh nuk figuron ne listën e miratuar nga Ministria e Turizmit. Gjithësesi edhe në plazhet e qytetit mungojnë rojet bregdetare, ndërsa bilanci i deritanishëm i kësaj vere është 6 viktima të mbytyra në det. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Mungesa e reshjeve të borës, Qendra e skijimit “Kodra e Diellit” mbyll sezonin turistik dimëror 2024-2025

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët