Ditën e enjte disa zona në kryeqytet do të mbesin pa ujë.

KRU "Prishtina", ka njoftuar se zonat do të mbesin pa ujë për shkak të disa punimeve të planifikuara për ditën e nesërme 27 mars 2025.


Si shkak i këtyre punimeve të planifikuara pa furnizim me ujë nesër nga ora 07:00-15:00 këto zona:  Lagjja Arbëria nga rruga "Ismet Krasniqi" deri te rruga e "Stambollit",rruga "Vëllezërit Frashëri" nga Sinidolli deri te rruga "Drenica" dhe Shkolla "Zenel Hajdini",rruga "Bajram Bahtiri"deri te shkolla "Nazim Gafurri"./Telegrafi/