LAJMI I FUNDIT:

Të dyshuarve për terrorizëm u merren librat fetarë

Të dyshuarve për terrorizëm u merren librat fetarë

Të dyshuarve dhe dënuarve për terrorizëm që janë në paraburgim dhe vuajtje të dënimeve në qendrat korrektuese të Kosovës u janë marrë përkohësisht librat e tyre fetarë.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka sekuestruar librat fetarë që i mbajnë të dënuarit dhe të dyshuarit për terrorizëm që po e vuajnë dënimin e shqiptuar, ose po mbahen të ndaluar nën masën e paraburgimit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë, Orhan Hajrizi tha për KALLXO.com se librat janë sekuestruar për të vlerësuar se a përmbajnë gjuhë të urrejtjes.


Hajrizi deklaroi se këtë vlerësim do ta bëjë Bashkësia Islame e Kosovës.

“Ne kemi urdhëruar që e gjithë literatura fetare të grumbullohet, evidentohet dhe të verifikohen nga ekspertet e Bashkësisë Islame të Kosovës në bazë të marrëveshjes”, tha Hajrizi.

Ai tregoi se librat fetarë u janë sekuestruar edhe të dënuarve ose të paraburgosurve të besimit katolik.

“Njëjtë kemi vepruar edhe me ato [Librat] të besimit katolik,” tha Hajrizi.

Sipas Hajrizit, sekuestrimi është bërë “në bazë të planit të veprimit si dhe obligimeve që dalin nga ‘Strategjia për Parandalimin e Ekstremizmit Fetar që Shpie në Terrorizëm”.

Hajrizi deklaroi se pas verifikimit librat që nuk përmbajnë nxitje apo urrejtje, apo që nuk ndikojnë në shpërndarjen e një ideologjie të rrezikshme do t’u kthehen personave që u janë sekuestruar.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori