Dy rusë me emrin e njëjtë sikurse dy të dyshuarit, për të cilët autoritetet britanike pretendojnë se kanë qenë autor të helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Sallsbëri, Aleksandr Petrov dhe Ruslan Boshirov, kanë thënë për televizionin e financuar nga Rusia, RT, se ata kanë vizituar Britaninë si turistë.
Të dy burrat, që duken të ngjashëm me fotografitë e prezantuara nga Britania, kanë kundërshtuar të kenë pasur ndonjë rol në tentim-vrasje të Skripalëve.
Identitetet e të dy personave nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.
“Miqtë tanë na kanë sugjeruar për një kohë të gjatë të vizitojmë këtë qytet të mrekullueshëm”, ka thënë njeri nga burrat gjatë intervistës.
Ata kanë thënë se mund të kenë kaluar nga shtëpia e Sergei Skripalit, mirëpo pa dijeninë e tyre.
“Ndoshta kemi kaluar afër shtëpisë së Skripalit, mirëpo nuk e dimë se ku gjendet”, ka pretenduar njëri prej tyre.
Ata po ashtu kanë thënë se kanë qëndruar më pak se një orë në Sallsbëri.
Një ditë më parë, presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se shteti i tij ka identifikuar të dyshuarit nga ana e Britanisë, duke pretenduar se ata janë civilë.
“Ata janë civilë, natyrisht”, ka thënë Putin më 12 shtator, duke bërë deklarata kundërthënëse me autoritetet britanike, sipas të cilave ata janë pjesëtarë të Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake të Rusisë, (GRU).
Pas deklaratave të Putinit, zëdhënësi i kryeministres britanike, Theresa May ka thënë se tentimet e Britanisë për të marrë ndonjë arsyetim nga Moska lidhur me helmimin janë ndeshur gjithmonë me “gënjeshtra”.
Javën e kaluar, autoritetet britanike kanë njoftuar se kanë akuzuar dy burra rusë, të identifikuar si Aleksandr Petrov dhe Ruslan Boshirov, për helmim të Skripalëve më 4 mars.
Sekretari i Brendshëm britanik, Sajid Javid ka thënë më 9 shtator se Britania do të arrestojë të dy personat nëse ata dalin ndonjëherë nga Rusia.
Ky rast është ndëshkuar me një valë sanksionesh nga Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kundër Rusisë, si dhe me dëbime të personelit diplomatik.
Ky rast ka dëmtuar marrëdhëniet veçse të tensionuara në mes të Rusisë dhe Perëndimit, pasi zyrtarët evropianë akuzojnë Moskën për tentim të shkaktimit të konfliktit në mes të shteteve Perëndimore. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pentagoni po shqyrton veprime ushtarake për të siguruar kontrollin e Kanalit të Panamasë?

Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

“Askush nuk është i sigurt”, Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës