Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 17 aksidente trafiku, 7 prej tyre me persona të lënduar kurse  10 aksidente tjerë raportohen të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Policia e Kosovës në statistikat e përgjithshme, ka bërë të ditur po ashtu se ka shqiptuar 1 mijë e 379 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.


Të dielën, policia po ashtu ka arrestuar 27 persona, 21 prej tyre janë dërguar në mbajtje, kurse 1 në vuajtje të dënimit./Telegrafi/

Fotografi ilustruese:

84190821 2877687835625067 4731659148087787520 n