Të dhëna alarmante mbi përdoruesit e lëndëve narkotike në Tetovë

Rreth 30 persona të moshës nën 14 vjeçare në Tetovë e rrethinë, janë regjistruar si përdorues të substancave narkotike. Nga kjo shifër, 6 janë vajza të evidentuara madje si përdoruese kokainës. Sipas Entit për punë sociale, numri i përdoruesve të lëndëve narkotike në dy vitet e fundit, ka shënuar rritje enorme.
Sipas psikologes Cvetkovska, faji për këtë rritje të numrit të fëmijëve që përdorin substancat narkotike, bie kryesisht mbi prindërit të cilët më tepër përkushtohen ndaj punës se sa ndaj fëmijëve të tyre.
“Në dy tre vitet e fundit numri është rritur, jo i të varurve por të atyre që e provojnë sepse për të qenë të varur duhet më gjatë të jenë përdorues. Tani kufiri i moshës së atyre që e përdorin është zvogëluar. Nëse para dhjetë viteve provues kanë qenë fëmijët e shkollave të mesme apo të moshës mbi 14 vjeç, tani kjo moshë është shumë më e vogël, kemi nxënës të moshën nën 12 vjeçare. Në këtë kohë të tranzicionit prindërit vërtetë janë në gjendje të vështirë. Sikur nuk kanë kohë për fëmijët e tyre. Një palë merren me skamjen pra ku të gjejnë para për ti rritur për ti paguar faturat dhe kjo sikur e harrojnë një të vërtetë shumë të madhe”, tha Olivera Cvetkovska, psikologe në Entin për punë sociale.
Psikologët rekomandojnë takime sa më të shpeshta të prindërve, me kujdestarët e klasave por edhe pedagogët e shkollave. Por, sa realisht ndodh kjo, dhe sa prindërit kanë interesim për tu takuar me këto organe të shkollës, për të biseduar për fëmijën e tyre. Pedagogeja e shkollës së mesme të mjekësisë Zira Murati thotë se interesimi i prindërve për fëmijët e tyre është shumë i ulët.
“Shumica e prindërve apo rreth 70 për qind e prindërve kanë një interesim shumë të vogël dhe në shkollë vijnë gjithnjë pas ndonjë ndodhie, zënkë apo diç tjetër. Nuk interesohen për suksesin e nxënësve, por ka edhe prindër që kanë interesim dhe mendojnë se gjithçka është tek vlerësimi i nxënësit dhe në anën tjetër nuk shohin rrjedhën së çka realisht ndodh me fëmijën e tyre. Prindërit si zakonisht vijnë vetëm në mbledhje prindore, ku ka raste që edhe në mbledhje nuk vijnë”, u shpreh Zira Murati, pedagoge në Sh. M. të Mjekësisë.
Gjatë vitit të shkuar, Sektori i punëve të brendshme të Tetovës, ka regjistruar gjithsej 93 vepra penale për prodhim dhe shpërndarje të narkotikëve.
“Sa i përket veprës penale prodhim dhe shpërndarje të narkotikëve dhe pre kursorëve, në SPB Tetovë gjatë vitit 2022, janë regjistruar gjithsej 93 vepra penale për të cilat, ne si sektor deri në prokurori kemi dorëzuar 87 kallëzime penale kundër 111 shkelësve”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.
Nga Sektori i punëve të brendshme i Tetovës, thonë se po bëjnë gjithçka për luftimin e kësaj dukurie dhe se çdo ditë ky sektor ndalon të paktën një shitës apo përdorues të drogës. /Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Siguria në Kosovë – ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

LSDM: Nuk mund të ketë para për luksin e qeverisë, e të mos ketë për pagë minimale për punëtorët

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi