Të burgosurit marrin peng rojet në një burg të Paraguajit – i vënë zjarrin dhe sulmojnë policinë

Të paktën 10 roje po mbahen peng nga të burgosurit në burgun më të madh të Paraguajit, ka konfirmuar policia në vendin e Amerikës së Jugut.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të burgosurit filluan një trazirë në burgun Tacumbú në kryeqytetin, Asunción, të martën pasdite.
Ata madje i kanë vënë zjarrin burgut dhe kanë sulmuar policinë.
Drejtori i burgut thotë se anëtarët e një bande burgu të quajtur Rotela Clan janë pas trazirave.
Numri i saktë i rojeve që ende mbahen peng është i paqartë.
Riot Breaks Out in Paraguay's Largest Prison as Inmates Take 11 Guards Hostage and Set Facilities Ablaze#Paraguay #ParaguayPrison #Tacumbu #TacumbuPenitentiary #ParaguayRiots #BNN #Worldnews #Dailynews #Breakingnews #Newsupdate pic.twitter.com/2paNlNHyrK
— Nitish Verma (@nitsonnet) October 11, 2023
Një zëdhënës i policisë tha se ishin "të paktën 10", por në një video-telefonatë me një radio lokale të mërkurën në mëngjes me orën lokale, drejtori i burgut, Luis Esquivel, tha se ai dhe 21 roje ishin ende “të arrestuar nga rebelët”. /Telegrafi/



















































