LAJMI I FUNDIT:

Të burgosurën e zhvendosën nga një burg në tjetrin, kur femrat tjera e kuptuan për çfarë është dënuar (Foto)

Të burgosurën e zhvendosën nga një burg në tjetrin, kur femrat tjera e kuptuan për çfarë është dënuar (Foto)

Një e burgosur është sulmuar brenda burgut, kur gratë tjera e kuptuan për çfarë është dënuar.

Caroline Galon 23-vjeçe është dënuar me 6 vite burgim, pasi që vajzat e moshës 6 deri në 13-vjeçare ua dorëzonte maniakëve seksual të Neëcastleit, transmeton Telegrafi.

Ajo fillimisht ishte në burgun e femrave në Durham, kurse tani është vendosur në një tjetër që është 240 kilometra larg.


Babai i saj thotë se bija është zhvendosur nga një burg në tjetrin, kurse gratë tjera e kishin zbuluar se me çfarë ishte marrë ajo. Ajo i kishte telefonuar babait për t’i treguar se është sulmuar brutalisht.

“Fillon të qajë sa herë që flasim. Po ndihem shumë keq, sepse ajo është bija ime dhe nuk po mund të bëjë asgjë për të”, ka deklaruar ai.

Caroline ishte femra e vetme që është arrestuar për këtë krim, në kuadër të operacionit “Streha”.

Ajo ishte një nga 18 kriminelët që janë gjykuar për “eksploatim seksual” të vajzave të reja dhe grave të asaj zone.

Kur është arrestuar, ajo është shpallur fajtore për tri pika të akuzës që rëndonin mbi të, ku njëra prej tyre ishte trafikimi me qenie njerëzore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Amerika
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa

"Ne kemi një plan B, C, D", thotë presidentja e Meksikës - nëse Trump aplikon tarifat për vendin e saj

Botë
Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Botë
Trump konfirmon tarifat për Meksikën dhe Kanadanë

Trump konfirmon tarifat për Meksikën dhe Kanadanë

Amerika
Kalo në kategori