LAJMI I FUNDIT:

“Te Barcelona nuk na lejonin ta preknim Messin në stërvitje”, Todibo zbulon rregullin e çuditshëm

“Te Barcelona nuk na lejonin ta preknim Messin në stërvitje”, Todibo zbulon rregullin e çuditshëm

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Jean-Clair Todibo ka zbuluar një rregull të çuditshëm të vendosur nga katalunasit për të mbrojtur ish-yllin e tyre, Lionel Messi.

Todibo u sugjerua si një yll i ardhshëm kur iu bashkua Barcelonës nga skuadra franceze Toulouse në vitin 2019, pasi ra dakord për një marrëveshje transferimi falas me klubin e Ligue 1, nën drejtimin e Ernesto Valverde.

Sidoqoftë, një përzierje e lëndimeve dhe mungesa e kohës së lojës penguan shanset e tij për të depërtuar në Barcelonë, me qendërmbrojtësin që u huazua te Schalke 04, Benfica dhe Nice, duke bërë vetëm pesë paraqitje në dy sezonet e tij në Kataluni.


Barcelona përfundimisht vendosi të pranojë një marrëveshje të përhershme për ta larguar atë në Nice në 2021, me një përqindje shitjeje të ardhshme të garantuar për Barçën, nëse ai transferohet përpara skadimit të kontratës së tij.

Todibo e ka rimarrë premtimin e tij të hershëm në Francë dhe është zhvilluar në një nga qendërmbrojtësit më të mirë në Ligue 1, por ai kujton mirë një rregull të çuditshëm nga koha e tij në Barcelonë.

“Tek Barcelona nuk na lejuan ta preknim Messin në stërvitje. Tingëllon çmenduri, por është e vërtetë. Duhet të ishim të kujdesshëm”, ka thënë fillimisht Todibo për gazetën Marca.

“Por, kjo është normale, ai është më i miri dhe ju nuk dëshironi ta lëndoni atë”, përfundoi mbrojtësi francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kalo në kategori