LAJMI I FUNDIT:

Të akuzuarit për vrasje i rritet dënimi

Të akuzuarit për vrasje i rritet dënimi

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, sa i përket vendimit mbi dënimin, kundër të akuzuarit N.Sh.

Kolegji Penal i Departamentit të Krimeve të Rënda, e ka dënuar personin në fjalë më njëmbëdhjetë vjet burgim, pasi që e ka gjetur fajtor për veprat penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes se fortë mendore” , “mbajtje në pronësi, kontroll , posedim ose shfrytëzim të pa autorizuar të armëve” , si dhe “lëndim i lehtë trupor’.

Në këtë mënyrë kolegji penal e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, të datës 17 nëntor të vitit 2016, sipas të cilit, i akuzuari për të njëjtat vepra ishte dënuar më dënim unik prej shtatë vjetësh burgim.


Gjykata e Apelit konstatoji se dënimi i shqiptuar ndaj të akuzuarit nga ana a e shkallës së parë, nuk i përgjigjet shkallës se rrezikshmërisë shoqërore të veprave penale për të cilat është shpallur fajtor dhe shkallës se përgjegjësisë penale të tij.

Prandaj vendosi që t’i shqiptohet një dënim më i ashpër.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori