LAJMI I FUNDIT:

A do të aktivizojë Spanja “nenin 155” për Kataluninë?

A do të aktivizojë Spanja “nenin 155” për Kataluninë?

Një det me bluza të bardha të shtunën (07.10) në Barcelonë. Ky ishte simboli i paqes në sheshin Plaça Sant Jaume në qendër të Barcelonës.

Mijëra vetë iu bashkuan një thirrjeje anonime për protestë. Qëllimi i protestuesve ishte që të dyja palët si kryeministri, Mariano Rajoy dhe presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont të zhvillojnë dialog mes tyre.

“Të dyja palët duhet të ulen me njëra-tjetrën dhe të bisedojnë, kështu nuk vazhdohet më“, u shpreh një protestues. Ndërsa një tjetër thekson, se “sikur të kisha parë një flamur katalonas apo spanjoll do të isha larguar menjëherë”.


Vetëm flamuj të bardhë shiheshin në protestë me mbishkrime: “Na lini të flasim”. Një protestuese e re u shpreh se “kjo është një lëvizje popullore, dhe jo partiake”.

Shumë vetë janë të shqetësuar se çfarë do të ndodhë, nëse presidenti Puigdemont të martën shpall pavarësinë.

A do të aktivizojë Spanja nenin 155 dhe do t’i heqë autonominë Katalunisë? Si do të reagojnë përkrahësit e separatistëve? Do të ketë dhunë?

Të gjitha këto janë shqetësimet e pjesës tjetër të katalonasve, krahas separatistëve.

Një grua e zemëruar shprehet: “Ne jemi shumica që hesht. Jemi ata 60% që nuk shkuan në referendum. Politikanët duhet të bëjnë punën e tyre, e të vendosin për ne popullin, e jo për qëllimet e tyre politike”, thotë protestuesja e zemëruar.

Politologu Oriol Bartomeu nga Universiteti i Pavarur i Barcelonës thotë se “shumica e katalanasve duan të qëndrojnë në Spanjë, nëse pozicioni autonom i vendit forcohet”.

Problematike sipas politologut është se Madridi nuk do të lëvizë asnjë centimetër, sepse “pala spanjolle ka ndjesinë se fiton, pse duhet të lëvizë”? Ajo mendon, ose ju dorëzoheni komplet, ose deklaroni njëanshëm pavarësinë?”

Por sipas Bartomeut, kjo do të ishte me rrezik për qeverinë e Katalonisë, sepse nuk ka shumicë për këtë gjë. Si pasojë, qeveria e Spanjës do të aktivizonte nenin 155.

E pas kësaj? Politologu Oriol Bartomeu thotë se “kjo do të ishte katastrofa e panjohur“. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Trump dëshiron të

Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme

Botë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Serbia
Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin

Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin "do të na vrasë të gjithëve"

Botë
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Amerika
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori