Ditëve të fundit, reperja e njohur Tayna po qëndron për pushime në Spanjë, saktësisht në Barcelonë dhe Ibiza.

Nga atje krijuesja e hitit “Qe qe” ka mbajtur të përditësuar fansat e saj me imazhe dhe video të ndryshme.


Duke mos munguar paraqitje atraktive, reperja nga Prizren e tillë erdhi edhe në disa imazhe që postoi së fundmi teksa mori pjesë në një dasmë atje.

Screenshot 1 28 Foto: Tayna/Instagram

Për të shkëlqyer në këtë ceremoni të miqve të saj të huaj, Doruntina Shala (emri i plotë) kishte përzgjedhur një fustan dypjesësh me gurë me shkëlqim.

Veshja ngjyrë ari me material kryesisht të tejdukshëm kishte një çarje në njërën këmbë që e bënte reperen të dukej edhe më joshëse.

02CECCCB 5DDC 44E9 AC84 E62830CA4F82 Foto: Tayna/Instagram

25-vjeçarja i shtoi hijeshi veshjes me një palë këpucë me taka po ashtu ngjyrë ari dhe një çantë dore të kaltër.

Në mbishkrimin e imazhit, Tayna ngacmoj fansat duke i pyetur për projektin e ri muzikor.

“Kur po lansojmë diçka të re”, ka shkruar reperja e cila është drejt finalizimi të albumit të parë në karrierë.

Kujtojmë që këto pushime për Taynën vijnë pas një sezoni veror të ngarkuar me mbrëmje muzikore. /Telegrafi/