Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka publikuar këngën e saj më të re “Moona”, në bashkëpunim me reperin francez L'Algerino.

Kjo këngë shënon njëherësh bashkëpunimin e parë të saj me një emër të huaj.


Producent i këngës është Cricket, gjersa për vargjet e tekstit janë kujdesur vet dyshja interpretuese.

tayna 1373058537483243727494266518161697194607125n

Kënga vjen e gërshetuar në dy gjuhë: shqipe dhe atë franceze, masteringun e së cilës e ka realizuar Lorenc Aliaj.

Klipi i këngës është realizuar në Kosovë nga produksioni Sekuencë.

Ky është projekti i parë muzikor i Taynës për këtë vit, gjersa është përfolur edhe për një bashkëpunim të mundshëm me reperin Mozzik që pritet të vijë së shpejti. /Telegrafi/