Tayna publikon këngën e re "Amal"

Tayna ka publikuar ditën e sotme (e enjte) projektin e ri muzikor.
“Amal” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Bukuroshja nga Prizreni vjen me një interpretim e paraqitje të mrekullueshme në klip.

Teksti dhe melodia është bërë nga vetë Doruntina Shala (emri i vërtetë) me producim nga Jugglerz.

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit Sekuencë.

Kjo këngë besohet se do të pritet mirë nga publiku dhe tashmë ndodhet në platformën YouTube.
Tayna këtë kohë ka qenë mjaft e angazhuar në muzikë dhe këngët e reja kanë marrë vlerësime të mëdha. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/02/2025
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


























































