Taylor Swift ka shprehur entuziazmin e saj për albumin e ri të mikeshës së saj të ngushtë, Selena Gomez.

Këngëtarja 35-vjeçare ndau kopertinën e albumit “I Said I Love You First” në Instagram, duke shkruar: “E dua shumë në të vërtetë këtë album”, ndërsa etiketoi Gomez dhe të fejuarin e saj, Benny Blanco.


Gomez e ripostoi mesazhin me mbishkrimin “Love you, Tay” dhe një emoji zemre, shkruan DailyMail.

96474191 14527179 Taylor Swift 35 has delivered her review of pal Selena Gomez s n a 13 1742685367423

Blanco, i cili u fejua me Gomez në dhjetor 2024, ka pranuar se ishte ajo që e bëri një Swiftie të vërtetë.

Ai tha se tani dëgjon këngët e Swift me pasion dhe ndihet "i lirë" kur i këndon.

96473417 14527179 Swift 35 shared a snap of the album cover for I Said I Love You  a 14 1742685367425

Pas publikimit të albumit, Blanco i bëri një dedikim të ndjerë Gomez-it, duke thënë se albumi nuk do të ekzistonte pa të.

Ai gjithashtu theksoi: “Ti mund ta kesh thënë e para ‘Të dua’, por unë nuk do të ndaloj kurrë së thëni”.

Swift dhe Gomez kanë një miqësi të gjatë prej më shumë se një dekade dhe kanë qëndruar pranë njëra-tjetrës në çdo hap të karrierës dhe jetës personale. /Telegrafi/

96474195 14527179 Swift and Gomez have been friends for more than a decade first m a 16 1742685367480