Taylor Swift e shfrytëzoi ceremoninë e ‘MTV Video Music Awards’ për ta publikuar këngën e saj më të re.
Këngëtarja amerikane ka ditur të bëjë një lojë të mirë me fansat duke fshirë gjithçka nga Instagrami për të tërhequr vëmendje dhe pastaj solli projektin e ri.
Kënga mban titullin “Look What You Made Me Do” dhe është një reklamë e mirë për albumin e ri të këngëtares.
Albumi me titull “Reputation” është caktuar të publikohet në muajin nëntor, ndërsa krahas videos së publikuar në kanalin e Swift në YouTube është edhe linku për ta porositur albumin e ri të këngëtares.
Ndryshe, falë vëmendjes së madhe që ka tërhequr, kur akoma nuk kanë kaluar 24 orë (tash kur po e publikojmë artikullin), “Look What You Made Me Do” është shikuar mbi 24 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/