Taylor Swift bëri histori në MTV Video Music Awards (VMA) të mërkurën mbrëma, duke u bërë artistja solo më e dekoruar ndonjëherë e ceremonisë.

Mega-ylli i popit, ishte e fituesja më e madhe në eventin e këti viti, duke marrë shtatë çmime dhe tani ajo ka gjithsej 30 sosh.


Beyonce ka gjithashtu 30 çmime në VMA, por vetëm 25 si artiste solo, sepse pesë nga çmimet i mori gjatë kohës kur ishte pjesë e grupit Destiny's Child.

taylor Foto: Taylor Swift / MTV

Përveç se triumfoi edhe në kategori të tjera, Taylor Swift, rrëmbeu çmimin kryesor që është Videoja e Vitit, çmimin për bashkëpunimin më të mirë dhe çmimin Artistja e Vitit.

Në momentin kur pranoi çmimin e Videos së Vitit, artistja amerikane u bëri thirrje të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet presidenciale amerikane që mbahen në muajin nëntor. /Telegrafi/