LAJMI I FUNDIT:

Taylor Swift interpretoi për dy orë në shi, fansat të gëzuar me vendimin e saj

Taylor Swift interpretoi për dy orë në shi, fansat të gëzuar me vendimin e saj
(Foto: Twitter)

Këngëtarja e njohur, Taylor Swift, ka dhënë një performancë në shi në qytetin e Nashville në SHBA dhe kështu i ka gëzuar edhe më shumë fansat e pranishëm.

Performanca e saj e mbrëmshme (e hënë) ishte shtyrë për disa orë nga koha e planifikuar për shkak të rrezikut për goditje të rrufesë në qendër të qytetit. Pasi koncerti filloi përfundimisht pas orës 22:00, pjesa e dytë u shoqërua nga reshje të dendura shiu.

Duke qenë se ishte një hapësirë e hapur, 70.000 fansa mbetën duke pritur performancën e saj, ndërsa Swift nuk donte të hiqte dorë nga interpretimi, kështu që performoi në shi për gati dy orë.


“Kjo është diçka që ne të gjithë e bëjmë së bashku. Është si një përvojë lidhjeje. Të gjithë do të largohemi nga këtu sonte duke u dukur sikur kemi kaluar nëpër një autolarje. Njerëzit do t’ju pyesin se ku keni qenë dhe ju do të thoni se ishit në ‘Eras Tour’. Jemi të gjithë të lagur si lundërza”, ka thënë këngëtarja në mes të koncertit.

Taylor Swift përjeton një mosfunksionim të veshjes në skenë, gjersa këngëtarët mbështetës e ndihmojnë atë të zgjidhë problemin
Lexo po ashtu Taylor Swift përjeton një mosfunksionim të veshjes në skenë, gjersa këngëtarët mbështetës e ndihmojnë atë të zgjidhë problemin

https://twitter.com/celestialswiftt/status/1655864749446365184

Vendimi i saj për të vazhduar koncertin ndërkohë që binte shi, i gëzoi njerëzit në mbarë botën dhe pamjet nga performanca mblodhën shikime dhe reagime të shumta. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Kalo në kategori