Tavë peshku me qepë dhe domate
Përbërësit: ▪ 2 levrekë (mesatar) ▪ 1 finok ▪ 2 degë selino ▪ 1 qepë (mesatare) ▪ 1 kokërr hudhër (ose 4 - 5 hudhra të njoma) ▪ 2 domate ▪ 1 limon ▪ 1 filxhan kafeje vaj ulliri ▪ 1 tufë majdanoz ▪ 1 lugë çaji erëza (erëza mikse për peshk) Përgatitja:
Pasi i pastrojmë zarzavatet i grijmë hollë dhe hedhim në formë shtrese qepën, hudhrat, finokun dhe selinon.
Sipër kësaj shtrese vendosim peshqit, që i kemi pastruar dhe i kemi bërë edhe me erëza.
Si shtresë të sipërme vendosim domate dhe limonin të prerë në formë rrathësh.
I hedhim pak ujë dhe vajin e ullirit, si dhe pak erëza.
E mbulojmë me letër alumini dhe e fusim në furrë 180 gradë.
E kontrollojmë pas rreth 20-25 minutash. Mund t’i shtojmë dhe pak ujë nëse ka shteruar (sipas dëshirës dhe pak verë të bardhë).
E lemë në furrë edhe për 10 minuta të tjera, duke ia hequr fare letrën e aluminit.
Kur e nxjerrim nga furra i hedhim majdanozin e grirë, për më shumë shije.






























