Ngjyrosja e tavanit në nuancën e cila është në kontrast me muret është mënyrë shumë e mirë për krijimin e dramatikes në hapësirë

Nëse nuk jeni të sigurt se cilën nuancë ta zgjidhni, provoni me ato të cilat janë midis më të popullarizuarave: ngjyra e kaltër qielli, ngjyrë fildishi, nuanca e butë e pjeshkës, e trëndafiltë e butë apo e verdhë, ngjyrë çokollate.


Mund të vendosni që ngjyra e tavanit të jetë e njëjtë si ajo e mureve, mirëpo rezultati përfundimtar do të mund të zvogëlojë vizualisht hapësirën, andaj jini të kujdesshëm.

Kjo është zgjidhje e mirë edhe për hapësirat me tavane jo të zakonshme, tavane jo të rrafshëta, transmeton Telegrafi.

1 187

Keni parasysh që tavani gjithmonë të duket më i errët se muret, prandaj ngjyrën të cilën e keni përdorur përzieni me të bardhën në proporcion 20:80 para se të filloni me muret.

Ekspertët porosisin që një rregull themelore duhet ta kini parasysh: tavanet të cilat janë më të shndritshme se muret japin iluzionin e hapësirës më të madhe, ndërsa ata më të errët në kombinim me muret e shndritshme krijojnë përshtypje tjetër.

house interior ceiling design great interior ceiling design white

Janë modernë edhe tavanet me vija të gjera, më së shpeshti në kombinim me ngjyrën e bardhë me të cilën keni ngjyrosur muret.

Me rastin e zgjedhjes së ngjyrës për tavan, kushtoni kujdes se çfarë drite ka hapësira.

Artificialja por edhe ajo ditore, do të ndikojnë që ngjyra e tavanit tuaj të ndryshojë gjatë ditës varësisht nga sasia e rrezeve të diellit.

Përveç vetë tonit të ngjyrës është me rëndësi edhe çfarë teksture ka, a është e shndritshme apo mat.

3 71

44 1

e10d0ae62e479ab6fdef3b99f4b91c57

/Telegrafi/