LAJMI I FUNDIT:

Taravari, Frontit Europian: Nuk e keni problemin e qeverisë, por përgjegjësia që ju pret

Taravari, Frontit Europian: Nuk e keni problemin e qeverisë, por përgjegjësia që ju pret

Arben Taravari nga koalicioni VLEN sot ka deklaruar se Fronti Europian nuk e ka problemin e Qeverisë, po përgjegjësisë që i pret.

“Një herë thanë “do kemi mbi 25 deputetë”…Nuk doli ashtu!

Pastaj thanë se “VLENIN nuk e merr OBRM-PDUKM-ja në qeveri”…Ne jemi pjesë e Qeverisë!

Vazhduan dhe thanë: ” VLEN nuk e mer kryeparlamentarin”…Afrim Gashi u bë kryetar parlamenti!

Thonin në kryesi se janë në bisedime me OBRM-PDUKM-në për t’u bërë pjesë e Qeverisë, por jo Rusisë 😀…gënjeshtër!

Javës tjetër kur të zgjidhet Qeveria VLEN-OBRM-PDUKM, do të thonë se kjo qeveri do te jetë për 6 muaj, mandej do të thonë deri me Zgjedhjet Lokale…kur do t’i humbin edhe Zgjedhjet Lokale nuk do dinë çfarë të sajojnë më.

Ata nuk e kanë problemin e Qeverisë, po Përgjegjësisë që i pret!”, shkruan Taravari në profilin e tij në Facebook./Telegrafi/