Pasi diskutoi me avokatin e tij, Ismet Tara i njohur si Komandant Hoxha, tha se Prokurorisë do t’i përgjigjet në pyetjet shtesë vetëm në ato raste kur pyetjet e tyre dalin nga kundërpyetjet e mbrojtjes dhe jo për tema të tjera.
“Pyetjeve shtesë lidhur me këto pyetje që do i parashtroni ju do i përgjigjem edhe asaj, por në qoftë se del jashtë pyetjeve tuaja nuk do t’i përgjigjem”, tha Tara, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Avokati Rodney Dixon që përfaqëson Kadri Veselin, i tha se ky është vendim që duhet ta marrin gjykatësit dhe jo ai. Gjithashtu kërkoi që të informohet se çfarë ishte ai dokument që Tara e kërkoi dje.
“Dokument që është zhdukur prej prokurores sime. Është dokument që është përshkru më 2019-ën të gjithë ata hetues dhe prokurorë të mi që më kanë marrë në intervista për 32 orë. Ai dokument nuk është përshkruar në prezencën time. Nuk më është treguar kurrë as për t’u lexuar dhe as nuk e kam nënshkruar dhe nuk kam pasur njohuri për atë dokument që disa vite më radhë vetëm se me datë 19 (të mërkurën) me stafin e prokurores më është treguar ai dokument për herë të parë”, tha Tara.
Dëshmitari Tara tha se ai dokument përmban informacione se kinse ai ka akuzuar UÇK-në për krime. Veç kësaj, ai thotë se dokumenti është zhdukur nga prokurorja Vega Iodice.
“Ai dokument sipas përshkrimit të ish-intervistuesve të mi, prokurorëve të mi sikurse Ismet Tara të kishte thënë se ai di shumë krime që kanë ndodhur, që shumë krime që i kanë bërë UÇK-ja, që kanë vrarë civilë, që kanë dhezur civilë, e që kanë bërë krime jonjerëzore sipas përshkrimeve të tyre. Janë dy fletë të cila nuk i kam nënshkruar unë kurrë dhe nuk më janë paraqitur mua kurrë, s’i kam parë kurrë dhe nuk më janë tregu kurrë. Për herë të parë më janë tregu nga prokurorja e cila e ka zhdukë”, tha ai, duke shtuar se të njoftuar janë edhe stafi i saj dhe përkthyesja shqiptare.
Tara tha se prokurorja i ka thënë që ai dokument i përket stafit të ZPS-së gjatë intervistimit të tij më 2019-ën, por ai shtoi se ai dokument nuk ka qenë i njohur për atë.
Ai shtoi se i është thënë se ai dokument përmban përshkrimin gjeneral se çfarë e kanë cilësuar hetuesit e ZPS-së me 2019-ën dëshmitarin.
“Kur kam filluar që ta lexoj këtë dokument kam filluar që të qaj dhe të bërtas zoti avokat. Një fletë e kam lexuar unë dhe kur e kam parë se si më kanë përshkruar këta mua, jam trishtuar dhe e kam humbur veten dhe më ka kapur frika se ende e kësaj dite jam i rrezikuar për atë dokument në qoftë se nuk bëhet i hapur dhe nuk paraqitet ai dokument që të shqyrtohet tërësisht dhe të bëhet i njohur që ai përshkrim është i përshkrim i egër i dëshirave të tyre”, tha ai.
Dixon tha se do të bëjnë pyetje lidhur me këtë dokument, por aktualisht do të bëjnë pyetje të tjera.
Dëshmitari pohoi se ka qenë pjesë e njësisë “Arti” dhe më pas ka kaluar në Zonën e Pashtrikut e më pas në Brigadën 124.
Ai shtoi se ka ndihmuar edhe Shtabin e Likocit që përfshinte Rezallën dhe Plluzhinën me ndihmat e tij dhe popullatës që përfshinë ushqimin barna./BetimipërDrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Peci: Në SHBA po diskutohet njohja e Kosovës nga Rusia

Zhduket studentja shqiptare në Romë

Hagë: 25 dëshmitarë për 4 vjet e gjysmë për “Thaçin dhe të tjerët”, çka ndodhi me dëshmitarin e fundit?

Çitaku: Nuk e kemi sulmuar asnjëherë LDK-në, hendeku me VV-në është shumëvjeçar

Bisedat e publikuara në Viber, Kica: LDK-në po e sulmojnë tri grupe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani