LAJMI I FUNDIT:

Tanasoski: Prodhimet bujqësore, barnat dhe pajisjet mjekësore do të kenë prioritet

Tanasoski: Prodhimet bujqësore, barnat dhe pajisjet mjekësore do të kenë prioritet

Drejtori i Drejtorisë së Doganave, Gjoko Tanasoski në konferencën e sotme në Qeveri theksoi se tashmë është nisur një nisme e korridoreve të gjelbërta ku të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s e kanë për obligim që të sigurojnë punë 24 orëshe në vendkalimet kufitare për import dhe eksport të mallrave

“Gjithashtu është siguruar listë e përbashkët e mallrave në kuadër të CEFTA-s që kanë prioritet në të ashtuquajturat korridore të gjelbërta. Këtu përfshihen prodhimet bujqësore, barna dhe pajisjet mjekësore”, tha Tanasoski.

Sipas tij, vlera e përgjithshme e eksportit nga janari deri në mars është 1.41 miliardë euro, që është për 210 milionë euro më shumë se sa viti 2019.


Ai shtoi se gjatë orës policore është lejuar lëvizja e mallrave transit./Telegrafi/