Qeveria e Kosovës ka publikuar listën e donacioneve që kanë hyrë në Kosovë nga Serbia, pa asnjë pengesë, pas aplikimit të takës prej 100 për qind ndaj produkteve që prodhohen në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.
Në komunikatën e Qeverisë së Kosovës thuhet se “këto të dhëna janë një tjetër dëshmi, që taksa prej 100 për qind ndaj produkteve që prodhohen në Serbi dhe Bosnjë Hercegovinë, në asnjë formë nuk prek qytetarin e Kosovës dhe në asnjë mënyrë nuk është kundër tij. Për më tepër, ligjet në fuqi dhe Kushtetuta e vendit u garanton atyre të drejta të avancuara edhe karshi këtij aspekti ekonomik”, transmeton Telegrafi.
Komunikata e Qeverisë me listën e mallrave që kanë hyrë si donacione nga Serbia në Kosovë:
Në kategorinë e donacioneve, gjegjësisht në natyrën e mallrave humanitare janë të përfshira mallrat si në vijim: miell, misër, ushqimet, mallrat higjienike dhe sanitare, medikamentet dhe pajisjet mjekësore, naftë dhe derivatet e naftës për ngrohjen e çerdheve, shkollave, spitaleve dhe kishave), pelet për ngrohje, etj.
Dogana e Kosovës përgjatë periudhës pas hyrje në fuqi të masave mbrojtëse ka trajtuar dhe aprovuar donacionet sipas kërkesave nga katër komunat veriore dhe Kisha Ortodokse Serbe në vijim:
-Më 07.11.2018 është aprovuar donacioni( fidanet) në vlerë prej 46, 771 Euro
– Më 09.11.2018 është aprovuar donacioni( mallra ushqimore dhe produkte të mishit ) për Qendrën Studentore në Mitrovicën e Veriut në vlerë prej 10, 871 Euro
-Më 19.11.18 është aprovuar donacioni( mallra ushqimore dhe produkte të peshkut ) për Qendrën Studentore në Mitrovicën e Veriut në vlerë prej 3,775.83 Euro
-Më 22.11.2018 është aprovuar donacioni( naftë dhe mazut për ngrohje) për Komunën e Zveçanit dhe Mitrovicës Veriore në vlerë prej 75, 000.00 Euro (donacioni pritet të arrijë)
-Më 22.11.2018 është aprovuar donacioni (ilaçe dhe pajisje mjekësore) në vlerë prej 242,356.38 Euro ( donacioni pritet të arrijë)
-Më 29.11.18 është aprovuar donacioni ( mallra ushqimore dhe produkte të mishit ) për Qendrën Studentore në Mitrovicën e Veriut në vlerë prej 2,188.72 Euro
-Më 30.11.2018 është aprovuar donacioni( pelet) për Kishën Ortodokse në vlerë prej 3, 501.44 Euro
-Më 30.11.2018 është aprovuar donacioni (25 ton miell tip 500) për Kishën Ortodokse në vlerë prej 7,000 Euro
-Më 20.11.2018 është aprovuar donacioni (25 ton miser) për Kishën Ortodokse në vlerë prej 3, 775.83 Euro
-Më 06.11.2018 është aprovuar donacioni (25 ton naftë) për Kishën Ortodokse në vlerë prej 16,196.00 Euro
-Më 01.12.2018 është aprovuar donacioni (ushqime të ndryshme, vaj, sheqer, oriz, miell, etj) për komunitetin serb sipas donacionit të UNHCR-së në vlerë prej 8, 940.00 Euro
-Më datat 06.11-13.11.2018 janë aprovuar 3 donacione nga Foundation Kosovo Luxemburg (makineri për prodhim) për komunitetin serb sipas donacionit në vlerë prej 4, 299.00 Euro
-Më datat 16.11-26.11.2018 janë aprovuar 3 donacione nga IOM (makineri për prodhim, kompjuter) për komunitetin serb sipas donacionit në vlerë 16.515.00 Euro.
Po ashtu, janë trajtuar lirimet e parapara për bagazhin privat të udhëtarëve Kodit Doganor dhe të Akcizave (Kodi nr. 03/L-109) që nënkupton lirimet, të cilat individë të caktuar i sjellin në Kosovë në bagazhe personale në vlerën e mallit deri 175€, që bartin udhëtarët dhe e cila lejohet pa taksa.
Për periudhën 10 ditore kanë qenë mbi 50 raste të ndryshme (kryesisht mallra ushqimore) me bagazh personal të cilat janë liruar nga obligimet;
– Pika Kufitare e Kosovës, Jarinje – rreth 20 raste
– Pika Kufitare e Kosovës, Dheu i Bardhë – rreth 25 raste
– Pika Kufitare e Kosovës, Merdare – rreth 10 raste
Në lëtë mënyrë, Qeveria e Kosovës ka demantuar zërat nga Beogradi se pas aplikimit të taksës prej 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnja, në Kosovë nuk është lejuar hyrja e donacioneve të ndryshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025