LAJMI I FUNDIT:

Takimi trepalësh mes Pendarovskit, Radev dhe von der Leyen: Maqedonia pret mbështetje nga BE për t’u ballafaquar me krizën energjetike

Takimi trepalësh mes Pendarovskit, Radev dhe von der Leyen: Maqedonia pret mbështetje nga BE për t’u ballafaquar me krizën energjetike

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Sofje ka zhvilluar një takim trepalësh me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim u bisedua për rrjedhën e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe për fazat e mëtejshme të negociatave, si dhe për krizën energjetike, sfidat me të cilat po përballet Evropa.

Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut pret mbështetje nga BE-ja për t’u përballur me krizën energjetike dhe gjithashtu foli për rëndësinë e mbështetjes reciproke për forcimin e sigurisë rajonale energjetike.


Sot në Bullgari është vënë në përdorim një interkonektor gazi me gjatësi 182 km, i cili do të transportojë gaz nga Azerbajxhani në Greqi dhe në këtë mënyrë rajoni do të marrë një furnizim alternativ me gaz rus.

Në hapjen e gazsjellësit, përveç Von der Leyen, Radev dhe Pendarovski, morën pjesë edhe kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe kryeministri i Rumanisë, Nikolae Çuka./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori