Takimi i liderëve pas vitit të ri, Kovaçevski: OBRM-PDUKM-ja të vendosë për emrat e saj

As takim liderësh dhe as emrat e OBRM-PDUKM-së në qeverinë teknike nuk do të dihen para Vitit të Ri. Politikanët do të shfrytëzojnë ditët e ardhshme për festa kurse lëvizjet e para në këtë drejtim priten disa ditë më vonë.
“Takimi do të jetë vitin e ardhshëm, përfundimisht, para ose pas festës (8 janar). Pas 31 dhjetorit do të mblidhet VMRO-DPMNE-ja për të vendosur se cilët do të jenë të zgjedhurit e tyre në qeverinë teknike. LSDM-ja tashmë e ka bërë këtë gjatë kësaj jave. Ne i përfunduam të gjitha procedurat”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
Nga VMRO-DPMNE-ja akoma nuk bëjnë të ditur se kur do të mbledhin organet e tyre për të vendosur për qeverinë teknike. Por, kryeministri thotë se të gjitha detajet rreth përbërjes, dorëheqjeve që duhet të ndodhin dhe zgjedhjes së qeverisë teknike do të dihen në pjesën e dytë të janarit.
Deri atëherë, dorëheqje duhet të japin edhe kryeministri, edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Ky i fundit do të zgjidhet kryeministër i qeverisë teknike. Nëse edhe pas kësaj pozita e zv/kryeministrit të parë do t’i takojë BDI-së ose do të vendoset kuadër të LSDM-së, kryeministri nuk e konsideron të rëndësishme.
“Unë nuk e vlerësoj atë pozitë si aq të rëndësishme për të qenë aq e ekspozuar, të jem i sinqertë. Ai është vetëm njëri nga zv.kryeministrat”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
LSDM-ja vendosi pak ditë më parë që në qeverinë teknike zv/ministër i Brendshëm plotësues do të jetë Mitko Bojmaçalievin, aktualisht shef i kabinetit të ministrit Oliver Spasovski. Zëvendësministre plotësuese në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale do të jetë ministrja aktuale, Jovana Trençevska. OBRM-PDUKM-ja do të marrë pozitat e ministrave, atij të Brendshëm dhe ministër për Punë dhe Politikë Sociale. Partia e Mickoskit duhet të ketë edhe kuadro të zv/ministrave plotësues në Financa, Administratë dhe Bujqësi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”

Berisha: Rama u shndërrua në argat të Vuçiqit, asnjë arritje në 12 vite

Ndarja nga jeta e Andis Harasanit, politikanët ndajnë kujtime dhe mesazhe ngushëllimi

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa