LAJMI I FUNDIT:

Takimi Kurti – Vuçiq në Ohër, Policia e Maqedonisë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Takimi Kurti – Vuçiq në Ohër, Policia e Maqedonisë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) e Maqedonisë së Veriut njofton qytetarët se për shkak të takimit mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçqi, që do të mbahet këtë fundjavë në Ohër, në ambientet e MPB-së së Ohrit po merren masat dhe aktivitetet duhura të sigurisë dhe rregullimit të komunikacionit.

Nga MPB thonë se këto aktivitete kanë për qëllim sigurinë fizike dhe të trafikut të rrugëve dhe objekteve të tjera, për të cilat tashmë janë vendosur kontakte dhe koordinim me shërbimet e vetëqeverisjes lokale, si dhe me të gjithë personat juridikë përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugëve në qytet, si dhe me subjekte të tjera përkatëse.

“Stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor Ohër në mënyrë intensive ndërmerr masa për sigurinë e komunikacionit, kontrollin dhe rregullimin e komunikacionit, para së gjithash përgjatë bulevardit “Turistiçka”, por edhe përgjatë rrugëve tjera ku nuk lejohet ndalimi apo parkimi i mjeteve motorike dhe ku parashikohet që mjetet me përparësi kalimi të kalojnë pa probleme”.


“Në të njëjtën kohë, siguria e qarkullimit mbulon pjesën tjetër të rrugëve kryesore, rajonale dhe lokale, si dhe brezin mbrojtës të rrugëve, së bashku me rrugët në zonat e banuara dhe parkingjet. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugë dhe zona të tjera, për të rritur nivelin e sigurisë gjatë kësaj ngjarje”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ndryshe, të shtunën më 18 mars në Ohër, Kosova dhe Serbia do të mbajnë takimin e radhës në kuadër të procesit të dialogut.

Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim. Ndërsa përveç tyre pjesëmarrës do të jenë edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, si dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
Kalo në kategori