LAJMI I FUNDIT:

Takime të shumta të presidentes Osmani në Mynih

Takime të shumta të presidentes Osmani në Mynih

Në margjina të Konferencës për Siguri në Mynih, në takime të ndara, presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka vazhduar takimet e saj, këtë herë me ministrin e Jashtëm të Danimarkës Jeppe Kofod, sekretarin e shtetit të Vatikanit për marrëdhënie me shtetet Paul Richard Gallager, dhe drejtoren e Europolit Catherine de Bolle.

Në takim me ministrin e Jashtëm danez, presidentja Osmani bashkë me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla vlerësuan lartë marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe përkushtimin e të dyja palëve për avancim të mëtejmë të tyre.

Duke falënderuar ministrin Kofod për ndihmën e vazhdueshme të Danimarkës ndaj Kosovës, Presidentja Osmani dhe ministrja e Gërvalla kanë kërkuar vazhdimin e përkrahjes për procesin e liberalizimit të vizave, por edhe për synimet e Kosovës për anëtarësim në BE, NATO, OKB dhe organizadonta të tjera ndërkombëtare.


Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e interesuar për vazhdimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me fokus të veçantë tek sundimi i ligjit, agjenda e gjelbër dhe ekonomia.

Në takim me sekretarin e shtetit të Vatikanit për Marrëdhënie me Shtetet, Paul Richard Gallager, Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të afërt me Selinë e Shenjtë, duke synuar avancimin e raporteve të ndërsjella.

Presidentja Osmani theksoi se Republika e Kosovës është e gatshme të nënshkruajë marrëveshje me Vatikanin lidhur me çështjet të cilat janë në interes të përbashkët të të dy vendeve.

Ndërsa në takim me drejtoreshën e EUROPOL-it, Presidentja Osmani dhe De Bolle kanë shkëmbyer pikëpamjet e tyre lidhur me situatën e sigurisë në Evropë, duke potencuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe përpjekjet e Republikës së Kosovës për të garantuar sundimin e ligjit. Presidentja Osmani ka rikonfirmuar se sundimi i ligjit mbetet prioritet i institucioneve të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Kalo në kategori