LAJMI I FUNDIT:

Tahirsylaj: Temperaturat në gjysmën e dytë të janarit mund të bien deri -20 gradë Celsius

Tahirsylaj: Temperaturat në gjysmën e dytë të janarit mund të bien deri -20 gradë Celsius
Foto: Arkiv

Profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj në një prononcim për Telegrafin tha se nga e premtja do të fillojnë reshjet e lehta të borës, ndërsa në gjysmën e dytë të janarit temperatura mund të janë deri në -20 gradë Celsius.

Tahirsylaj tha se gjendja aktuale e motit me mjegull është e zakonshme për këtë stinë.

Ai tha se mungesa e borës në këtë muaj është normale dhe këto janë fenomene që përsëriten vite pas viteve.


“Temperatura minimale gjatë kësaj jave do të luhatet nga minus 3 deri në 1 gradë, ndërsa maksimalja nga 9 deri 13 gradë Celsius. Reshjet e borës do të fillojnë ditën e premte, por që do të jenë me intensitet të ulët”, tha Tahirsylaj.

Ai tha se temperaturat në muajin janar mund të shkojnë deri në minus 20 gradë Celsius.

Profesori i meteorologjisë dha një pasqyrë të motit për vitet e mëparshme, ku temperaturat ishin deri -32.4 gradë Celsius.

“Në bazë të përllogaritjeve deri më tani, në në gjysmën e dytë të janarit temperaturat mund të shkojnë deri në minus 20 gradë Celsius, që është muaji më i ftohtë për 0.6 deri 0.7 gradë Celsius. Ne këso temperaturë kemi pasur edhe në të kaluarën, ku në vitin 1953 temperatura ka qenë minus 21.5 gradë Celsius në Prishtinë dhe në Gjilan në vitin 1963 ka qenë minus 32.4 gradë Celsius”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Kalo në kategori