Rilind Gërvalla është emëruar të martën në pozitën e drejtorit të kanalit shqip të RTK-së.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se i njëjti është militant politik i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
“Në krye të RTK-së, nuk u zgjodh një profesionist por u emërua një militant politik nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shkruar Tahiri në Facebook, duke shtuar se “as kërkesat shoqërore për transparencë e meritokraci dhe as thirrjet e asociacioneve ndërkombëtare e shoqërisë civile për mospolitizim të transmetuesit publik, nuk e ndalën hovin e projektit të kapjes së RTK-së nga Qeveria e Albin Kurtit”.
Tutje, ai ka shtuar se “kapja dhe nënshtrimi i RTK-së nën direktivën e pushtetit, është një hap më tutje kundër fjalës së lirë dhe lirisë së mediave”. /Telegrafi/