Ministria e Drejtësisë i ka filluar procedurat për rekrutimin e mbi 100 zyrtarëve dhe bashkëpunëtorëve të ndryshëm, të cilët do të angazhohen në kuadër të Këshillit Prokurorial të Kosovës, prokuroritë themelore, atë speciale dhe Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Ministri Abelard Tahiri tha se me këtë numër shtesë të zyrtarëve, synohet shkurtimi i periudhës së zgjidhjes së lëndëve dhe të rritet efikasiteti në prokurori.
Me buxhetin e viti 2018, Ministria e Drejtësisë i ka paraparë edhe 148 pozita shtesë për angazhimin e zyrtarëve mbështetës, atyre ligjorë dhe bashkëpunëtorëve profesionalë, të cilët do të shërbejnë nëpër prokuroritë themelore, atë speciale dhe Zyrën e kryeprokurorit të shtetit.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha për Radio Kosovën se procesi i angazhimit të tyre ka filluar.
“Rekrutimi i këtyre pozitave ka filluar. Jam në dijeni që janë zhvilluar konkurse, këto konkurse i ka monitoruar edhe EULEX-i nga afër nëse janë fer, nëse janë transparente dhe nuk u mohohen të drejtat të gjithë atyre që kanë kandiduar në këto pozita, dhe kam marrë një raport që gjithçka ka shkuar në rregull dhe tashmë jemi në përfundim të vetëm një faze, që besoj që deri në fund të vitit, do të rekrutohen aq sa kemi thënë, pra, 148 pozita të reja”, tha ai.
Ndërkohë, Tahiri tha se numri i prokurorëve tashmë është plotësuar, pasi sipas tij, në Republikën e Kosovës tashmë janë të angazhuar mbi 200 të tillë.
Me angazhimin e këtyre zyrtarëve, ministri Tahiri tha se synohet të shkurtohet periudha e trajtimit të lëndëve por edhe të rritet efikasiteti i Prokurorisë së shtetit.
“Viti 2018 edhe KGJK-në edhe KPK-në i gjen me një buxhet solid. Vlen të theksohet se në vitet e fundit këto institucione janë ballafaquar me mungesë të buxhetit dhe janë ballafaquar me numër të madh të lëndëve dhe staf jo të mjaftueshëm. Kosova ka më së paku gjyqtarë të angazhuar për kokë banori sa i përket krahasimit me vendet e rajonit. Kjo na shqetëson shumë, dhe jemi të angazhuar që të rekrutojmë numër të mjaftueshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve që të shkurtohet kohëzgjatja e trajtimit të lëndëve”, tha ai.
Sipas raportit të Avokatit të Popullit, kohëzgjatja mesatare e trajtimit të lëndëve gjyqësore në Kosovë, është tetë vite.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite