Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka deklaruar se ndalimi i ish – kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është akt primitiv që po e dëmton frymën e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.
Për Telegrafin ajo ka thënë se “fletarresti i Serbisë për shefin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është akt arbitrar që tregon, sipas saj, barbarinë e politikës serbe e cila kapitulloi në Kosovë nga lufta e UÇK-së dhe e Aleancës veri-atlantike”.
“Me këto akte primitive, Serbia jo vetëm që po dëmton frymën e dialogut për fqinjësi të mirë, por po dëshmon se është faktor destabiliteti në mbarë rajonin, për të cilën duhet të preokupohen seriozisht partnerët ndërkombëtarë”, ka theksuar Tahiri.
Ajo shprehet se në momentin që e kanë marrë lajmin për ndalimin e Haradinajt, si dikaster qeveritar i kanë drejtuar një kërkesë zyrtare Bashkimit Evropian (BE), që kjo e fundit të angazhohet për lirimin e menjëhershëm të Ramush Haradinajt, si dhe që Serbisë t’i bëhet trysni që t’i ndal këto sjellje qëllimkëqija që e dëmtojnë seriozisht dialogun e Brukselit.
“Siç e kam thënë edhe herët tjera, institucionet e Kosovës duhet te veprojnë me masa reciproke”, ka shtuar Tahiri.
Tahiri ka reaguar pranë BE-se, duke shprehur indinjatën për aktet destruktive të Serbisë që çuan në ndalimin e sotëm në Aeroportin e Bazelit të Haradinaj.
Në reagimin e saj, ajo ka thënë se Qeveria e Kosovës e konsideron këtë akt si shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe të lirisë së lëvizjes.
“Ne e konsiderojmë këtë si një akt të papranueshëm që cenon frymën e dialogut të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe dëmton rezultatet e arritura në dialog, si dhe objektivin tonë të përbashkët për krijimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Prandaj ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian, si lehtësues në dialog, për të ndërhyrë me Serbinë për të tërhequr urdhër-arrestet politike, arbitrare ndaj shqiptarëve të Kosovës, dhe të respektojë frymën e dialogut dhe parimet evropiane”, thuhet në letër. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës