LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Pakti kundër korrupsionit, momentum i ri në luftimin e tij

Tahiri: Pakti kundër korrupsionit, momentum i ri në luftimin e tij

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kërkon nga partitë politike që të mbështesin iniciativën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të nënshkruajnë Paktin Kundër Korrupsionit.

“Një përpjekje e tillë, duhet të jetë shembull i politik bërjes dhe standard i përhershëm në mes të subjekteve politike që marrin pjesë në zgjedhjet e Tetorit e po ashtu një standard që duhet të vlejë në çdo periudhë vijuese.

Është jetike që qytetarët tanë të kenë mundësi të zgjedhin për përfaqësim, kandidatë me integritet, të cilët nuk janë të dyshuar për korrupsion dhe keqpërdorim të pushtetit dhe që nuk kanë rëndë ndesh me ligjin”, ka deklaruar Tahiri, thuhet në njoftimin për media.


Deklarata e plotë e ministrit Tahiri:

Lufta kundër korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin nuk luftohet vetëm nga organet e drejtësisë por edhe nga parandalimi i kulturës abuzive dhe shfuqizimi i akterëve të korrupsionit.

Nisma e Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli, e prezantuar dje si Pakt Kundër Korrupsionit, shënon një momentum të ri kundër korrupsionit, nepotizmit dhe abuzimit.

Si i tillë, ky Pakt është në përputhje me frymën e ndryshimeve ligjore që kam ndërmarrë në dy vitet e mandatit si Ministër i Drejtësisë dhe në frymën e dekriminalizimit të sferës politike, çështje mese e domosdoshme për të siguruar një qeverisje efikase, të përgjegjshme dhe llogaridhënëse.

Një përpjekje e tillë, duhet të jetë shembull i politik bërjes dhe standard i përhershëm në mes të subjekteve politike që marrin pjesë në zgjedhjet e Tetorit e po ashtu një standard që duhet të vlejë në çdo periudhë vijuese.

Është jetike që qytetarët tanë të kenë mundësi të zgjedhin për përfaqësim, kandidatë me integritet, të cilët nuk janë të dyshuar për korrupsion dhe keqpërdorim të pushtetit dhe që nuk kanë rëndë ndesh me ligjin.

Me këtë rast, i ftoj të gjitha partitë politike që të ndjekin shembullin e z. Veseli dhe të nënshkruajnë “Paktin Kundër Korrupsionit”, si shprehje e vendosmërisë dhe gatishmërisë për të ndërtuar një frymë të re politike kundër korrupsionit, kundër abuzimit me pushtetin dhe shkaqeve që mundësojnë keqpërdorimin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori