LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Ligji i Pagave prioritet, duhet të futet në zbatim ashtu siç ka qenë

Tahiri: Ligji i Pagave prioritet, duhet të futet në zbatim ashtu siç ka qenë

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka folur edhe për prioritetet e qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

Tahiri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se ka punuar shumë për Ligjin e Pagave në Qeverinë Haradinaj dhe presin vendim nga Gjykata Kushtetuese.

“Ne patëm buxhetuar Ligjin e Pagave. Qeveria Kurti e ka larguar. Ne centë më cent e patëm buxhetuar për tërë vitin Ligjin e Pagave. Ligji i Pagave është prioritet dhe duhet të futet në zbatim ashtu siç ka qenë. Do të shohim nëse ka ndonjë nen që na kontestohet. Qeveria Haradinaj i ka lënë çdo centë nga janari e deri në dhjetorë të këtij viti. Qeveria Kurti i ka larguar dhe nuk ka dhënë asnjë shpjegim”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës thotë se do të bëjnë analizën e vendimeve të Qeverisë Kurti dhe një pjesë e tyre do të shfuqizohen.

“Me ato vendime Qeveria Kurti e ka futur në borxh shtetin pasi ju e dini si funksionojnë përmbaruesit”.

Besnik Tahiri tregon disa nga masat me të cilat Qeveria Hoti ndihmon sektorin privat
Lexo po ashtu Besnik Tahiri tregon disa nga masat me të cilat Qeveria Hoti ndihmon sektorin privat

Tahiri thotë se janë veprime të jashtëligjshme ato që i ka marrë Qeveria Kurti pas shkarkimit dhe sipas tij të gjitha do të shqyrtohen.

“Me Ligjin e Pagave do të përmbyllet një cikël shumë i rëndësishëm që kamë punuar me koleg të ndryshëm”, tha ndër të tjera Besnik Tahiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori